EKSKLUZIVE/ UEFA heton Luftëtarin, i bllokon 240 mijë euro (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2018 | 21:41

EKSKLUZIVE/ UEFA heton Luftëtarin, i bllokon 240 mijë euro (E PLOTË)

UEFA i “ngrin” paratë Luftëtarit. Shuma prej 240 mijë eurosh që duhet të marrin për pjesëmarrjen në turin e parë eliminator të Ligës së Europës (për sezonin 2018-2019) është bllokuar me vendim të “qeverisë” europiane të futbollit. Nga versioni zyrtar që del nga klubi, thuhet se ky hap është ndërmarrë nga ndërkombëtarët, pasi janë duke u bërë disa verifikime për çështjen financiare (sikundër ndodhi me Tiranën në 2016-2017, pasi nuk kishte shlyer brenda afateve kontributet shoqërore dhe borxhet ndaj ishlojtarëve dhe palëve të treta).

luftetari

Por, në fakt burime të sigurta në FSHF bëjnë me dije për “Panorama Sport” se më shumë sesa një verifikim i thjeshtë për çështje financiare, bëhet fjalë për një proces hetimor. Nga sa mësohet, ka nisur hetimet për ndeshjet që gjirokastritët luajtën në Europë në verën e 2018-ës kundër Ventspils.

Sistemi BFDS (sistemi kompjuterik i UEFA-s që shërben për zbulimin e manipulimit të ndeshjeve) sinjalizoi luhatje e çuditshme dhe për këtë motiv ka nisur edhe ky proces, që në fakt ndodh rëndom në rast se ka dyshime. Deri në një vendim të dytë, fondi është “ngrirë” dhe kjo ka sjellë edhe një lloj problematike financiare në klubin gjirokastrit. Mosmarrja e fondit i ka nxjerrë drejtuesit jashtë planeve të përllogaritura më herët.

Luftëtari

Ata prisnin që të merrnin paratë e pjesëmarrjes në Europë dhe t’i shfrytë zonin për shpenzimet e pjesës së parë të këtij sezoni, por me bllokimin e kësaj shume kanë ngecur. Kujtojmë se bluzinjtë u ndeshën me letonezët e Ventspils dhe nëse në ndeshjen e parë u thyen me shifrat 5-0, në kthim barazuan në rezultatin 3-3.

Dhe duhet thënë se ishte pikërisht takimi i zhvilluar në Shqipëri që u shoqërua me hije të forta dyshimi, referuar edhe luhatjeve të frikshme të koeficientit. Bluzinjtë, edhe pse në disavantazh 1-2 deri në minutën 54-t, arritën që ta përmbysnin rezultatin në 3- 2, ndërsa në të 90-ën shifrat u fiksuan në 3-3.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"