EKSKLUZIVE/ “U thashë para ndeshjes me Kukësin se do shënonin”, ja me kë festuan Kardozo dhe Solomon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 8:56

EKSKLUZIVE/ “U thashë para ndeshjes me Kukësin se do shënonin”, ja me kë festuan Kardozo dhe Solomon

Partizani mori një fitore të madhe të dielën në Shkodër, ku fituan 2-0 ndaj Kukësit me gola të Lukas Kardozos dhe Theofilus Solomon. Të dy sulmuesit pas shënimit kanë vrapuar për të festuar tek i njëjti person, punonjësi i klubit që kujdeset për bazën materiale, Ervin Hajdari.
hajdariii

Arsyeja ka qenë se ai u kishte parashikuar se ata do të shënonin ndaj Kukësit. Ka qenë vetë punonjësi i klubit që e ka zbuluar për “Panorama Sport” festimin me dy sulmuesit e huaj. “Arsyeja pse Lukas dhe Solomon erdhën për te festuar me mua pas golit ishte se në seancën e fundit, por edhe para ndeshjes u thashë të dyve se do të shënonin ndaj Kukësit. Parashikimi doli i saktë dhe ata erdhën për të festuar me mua. Madje, gjatë kthimit për në kryeqytet të dy sulmuesit më kanë qerasur për parashikimin e saktë ndaj tyre”, u shpreh punonjësi i të kuqve, Ervin Hajdari, për “Panorama Sport”.

solomon

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"