EKSKLUZIVE/ U rikthye te Vllaznia, zbulohet paga që Herald Marku do të përfitojë te shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:40

EKSKLUZIVE/ U rikthye te Vllaznia, zbulohet paga që Herald Marku do të përfitojë te shkodranët

Herald Marku firmos më në fund me Vllazninë dhe këtë e bëri vetëm dy orë para nisjes së ekipit dje drejt Austrisë.

HERALD MARKU

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet në skuadrën tonë, duke firmosur një kontratë 1-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë së bashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde!”, citohej në njoftimin e klubit shkodran për afrimin e 26-vjeçarit.

Gazeta zbulon se Marku do të marrë 4 mijë euro në muaj nga kontrata që firmosi me Vllazninë.

Për rikthimin e tij në Shkodër insistoi edhe trajneri Mirel Josa.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"