EKSKLUZIVE/ U përjashtua përjetë, rrëfehet zyrtari i klubit të Kategorisë së Parë: Ju tregoj çfarë ndodhi me Partizanin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 23:25

EKSKLUZIVE/ U përjashtua përjetë, rrëfehet zyrtari i klubit të Kategorisë së Parë: Ju tregoj çfarë ndodhi me Partizanin B

Luiz Çullhaj e quan të ekzagjeruar vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës. Shefi i klubit të Erzenit u përjashtua përjetësisht nga futbolli, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen me Partizanin B. Ai ka pranon se ka pasur një debat me portierin Aldo Teqja, por mohon që të ketë ofenduar zyrtarët e atij takimi. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Çullhaj jep detaje për mënyrën se si rrodhi ngjarja dhe njofton se do ta apelojë vendimin.
LUIZ CULHAJ
Jeni përjashtuar përgjithmonë nga futbolli, si ndiheni pas këtij dënimi?
Anëtarët e komisionit janë treguar të nxituar. Ishin minutat e fundit të ndeshjes dhe portieri i Partizani B po vononte lojën. Përveç kësaj, reagimit të Bubeqit, ai iu kthye me ofendime. Në gjaknxehtësi e sipër, kam reaguar duke e ofenduar edhe unë portierin. Kjo është e vërteta.

Në vendim thuhet se keni kërcënuar zyrtarët e ndeshjes…
Kurrsesi nuk mund ta pranoj që kam kërcënuar arbitrat apo delegatin. Pas kartonit të kuq, u jam drejtuar dhomave të zhveshjes dhe në ecje e sipër kam goditur derën kryesore. Kaq. Kjo ka qenë e gjitha. Të tjerë kanë kaluar në konfrontim fizik me arbitrat e zyrtarët, përveç ofendimeve. Nuk ka pasur asnjë masë për ta, jo më të përjashtohen për jetë nga aktiviteti futbollistik. Është turp për Komisionin e Disiplinës që arrin në të tilla përfundime.

Do ta apeloni vendimin?
Sigurisht. Me atë po merrem tani. Duhet rishikuar dhe duhen hequr disa akuza, që sikurse e thashë dhe më lart nuk janë të vërteta.

Keni diskutuar me presidentin dhe a e keni mbështetjen e tij?
Po, kam diskutuar dhe mbështetja e presidentit nuk më mungon. Ai është treguar i gatshëm për ta ndjekur hap pas hapi këtë çështje.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"