Ekskluzive/ U përfol se ishte prekur nga Koronavirusi, flet Curri: Jam si kokrra e mollës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 0:09

Ekskluzive/ U përfol se ishte prekur nga Koronavirusi, flet Curri: Jam si kokrra e mollës

Teksa e gjithë bota është në kushtet e pandemisë prej Koronavirusit, asnjë nuk është ende imun dhe i paprekshëm nga COVID 19. Së fundmi, në mediat sportive, qoftë edhe ato të huaja, qarkulloi informacioni se Skerdilajd Curri, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare është një prej personave të prekur.

csm_Skerdilaid_Curri_Foto_Gordon_Welters_3997119735

“Panorama Sport” kontaktoi me vetë ish-mesfushorin kavajas të Partizanit, i cili e mohoi diçka të tillë. “Është gënjeshtër, Unë jam si molla falë Zotit. Jam prej 20 vitesh pa asnjë temperaturë e grip”, tregon Curri fillimisht.

Më tej, ish-futbollisti i kuqezinjve dhe i “demave të kuq”, ka treguar edhe se po e ruan formën e tij fizike duke u marrë gjithmonë me aktivitet sportiv. “Realisht nuk kam bërë analiza. Mirëpo, jam në formë të mirë. jam fit. Vrapoj 8 kilometra në ditë. Nuk ja vlen të merresh fare me këto shpifje. Ju falënderoj për interesimin”, u shpreh ish-mesfushori për “Panorama Sport”.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"