EKSKLUZIVE/ U largua nga Vllaznia, Isaevski tundohet nga oferta e klubit kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 10:38

EKSKLUZIVE/ U largua nga Vllaznia, Isaevski tundohet nga oferta e klubit kryeqytetas

Skuadra e Vllaznisë nuk po arrin të marrë formë, pasi shumë nga titullarët e sezonit të shkuar e shikojnë veten larg Shkodrës. Me ekipin dje është bashkuar sulmuesi Harris Dilaver, ndërsa mbrojtësi i majtë, Aleksandër Isaevski, ka qenë në Shkodër, por jo për stërvitje. Që të dy lojtarët thuhet se kanë në kontratë që të jenë pjesë e klubit edhe për Kupat e Europës.

Isaevski Vllaznia

Mbrojtësi maqedonas është paraqitur te Vllaznia për të tërhequr dokumentacionin si lojtar i lirë duke mos e njohur shtesën në kontratë për të marrë pjesë në Europë me Vllazninë.

Mësohet se ai u ka kërkuar të dëgjojnë edhe ofertën për rinovim, që më pas nuk e ka pranuar dhe ai i shtohet listës së lojtarëve që e shikojnë veten larg kuqebluve. “Panorama Sport” zbulon se maqedonasi është tunduar nga oferta e Dinamos, që ka parakaluar interesimin e dy klubeve të tjera të Superiores, Kukësi dhe Tirana. Isaevski pritet të bëjë zgjedhjen më të favorshme në aspektin ekonomik. Ndërsa sulmuesi Harris Dilaver do të ketë mundësinë që të përballet me ekipin e vendlindjes së tij, boshnjakët e Shiroki Brijeg, në Ligën e Konferencës.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"