EKSKLUZIVE/ U lanë në stol në ndeshjen me Teutën, zbulohet arsyeja e “ndëshkimit” për dy lojtarët e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 10:05

EKSKLUZIVE/ U lanë në stol në ndeshjen me Teutën, zbulohet arsyeja e “ndëshkimit” për dy lojtarët e Kukësit

Kukësi mori pikën e parë sezonale në Durrës, por verilindorët mbeten akoma në kërkim të shënimit të golit dhe fitores së parë në kampionat. Në mungesë të trajnerit Skënder Gega, skuadra u drejtua nga zv.trajneri Rraman Hallaçi, i cili surprizoi me formacionin që zbriti në fushë. Ndaj Teutës ra në sy lënia në stol e kapitenit Vesel Limaj dhe e portierit Dashamir Xhika, madje për këtë takim ishte preferuar “gardiani” i tretë, Tafa.
pjimage (1)
Ndonëse klubi dhe stafi nuk ka dhënë sqarim për këto zgjedhje, “Panorama Sport” ka mësuar se mosqenia titullar e Limajt dhe e Xhikës ka qenë si masë “ndëshkuese”, pasi ata shikohen si iniciatorët e bojkotit të stërvitjes që bëri ekipi dy ditë para ndeshjes me Teutën, për rrogat e pashlyera. Mbase me këtë qëndrim klubi ka dashur t’u japë një mesazh edhe lojtarëve të tjerë, që nuk mund të ndërmarrin iniciativa duke prishur mbarëvajtjen e skuadrës. Gjithsesi, Limaj hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë.

Zgjidhet ngërçi i rrogave te Kukësi, Hallaçi: Presim fitore në Durrës

EKSKLUZIVE/ “Nuk merrem me ekipin”, Gjici pas bojkotit të lojtarëve të Kukësit: Kam punë të tjera…

PRAPASKENA/ Lojtarët e Kukësit kërcënojnë me bojkot, gjithçka filloi pas humbjes me Partizanin

Plas te Kukësi, skuadra nuk del në stërvitje prej pagave. Pritet reagimi i…

 

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"