Ekskluzive/ Bëri kallëzim për dhunë, Rexhinaldo del në stërvitje i veçuar (Foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 15:30

Ekskluzive/ Bëri kallëzim për dhunë, Rexhinaldo del në stërvitje i veçuar (Foto)

Sulmuesi i Laçit, Arturo Rexhinaldo pretendon se është dhunuar, nga persona të paidentifikueshëm, në qytetin e Kamzës, kur lojtari nga Mozambiku kishte shkuar për t’u stërvitur si zakonisht me skuadrën kurbinase.

Rexhinaldo 2

Mësohet se sulmuesi bëri edhe një kallëzim në Komisariatin numër 5 në Tiranë. I tronditur nga ngjarja e ndodhur, Rexhinaldo nuk ka dashur të jap shpjegime rreth sulmit.

Rexhinaldo

Futbollisti bardhezi ishte i pranishëm në seancën stërvitore të ditës së sotme, teksa u stërvit i veçuar. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një foto nga seanca stërvitore e Laçit, ku duket qartë që sulmuesi nga Mozambiku po stërvitet i vetëm. Pranë tij ndodhet trajneri Gentian Mezani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"