EKSKLUZIVE/ U dënuan me 5 vite për trukim ndeshjesh, FSHF nis amnistinë për skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 22:45

EKSKLUZIVE/ U dënuan me 5 vite për trukim ndeshjesh, FSHF nis amnistinë për skuadrën e…

Ka zhvillime në Kategorinë e Dytë.

Gramshi

Vërtetë nuk është hedhur shorti dhe as nuk dihet se kush do të marrë pjesë në garë, por ka “amnisti” për të përjashtuarat.

Ishte data 3 maj 2022 kur Komisioni i Disiplinës vendosi të dënonte me 5 sezone për trukim ndeshjesh tri klube.

Pas hetimit që u zhvillua, e pësuan Gramshi, Bulqiza dhe Internacionali.

E megjithatë, burime të “Panorama Sport” zbulojnë se Gramshi është falur dhe sezonin 2022-2023 do të jetë pjesëmarrëse në kampionatin e ri.

Nga ana e federatës nuk është bërë asgjë zyrtare.

Gazeta u interesua, por nuk mësoi asgjë më shumë.

As në sajtin zyrtar të FSHF-së nuk ekziston i postuar ndonjë vendim i tillë.

E megjithatë, nuk e lamë me kaq. Kontaktuam shefin e klubit të gramshiotëve, Lulëzim Hasa.

Ai e konfirmoi se Komisioni i Apelit ka shfuqizuar vendimin e përjashtimit për ta dhe ata janë informuar për vendimin e dhënë.

Ai e quan më shumë se të drejtë këtë vendim, që lumturon një qytet të tërë.

“Jemi të gjithë të kënaqur dhe të gëzuar për vendimin e dhënë nga Komisioni i Apelit. Vepruan drejt, pasi nuk mund të dënohet një qytet që e do futbollin pa të drejtë dhe po flasim për një klub serioz, sikurse Gramshi.

Kështu që ne do të kemi të drejtën tashmë për të vijuar dhe për të luajtur në Kategorinë e Dytë.

Ky lajm i mrekullueshëm i ka gëzuar të gjithë në Gramsh, aq sa na ka çuar në delir.

Tashmë duhet të mendojmë me shpejtësi për kampionatin e ri. Që sot do të fillojmë përgatitjet për sezonin 2022-2023.

Nuk kemi shumë kohë, kështu që do të formojmë skuadrën dhe do të zgjedhim stafin e ri drejtues.

Mbështetja do të jetë e madhe, si nga kryetari i bashkisë dhe nga deputeti i zonës”, shprehet Hasa.

Ky lajm ka të mirat dhe të këqija e veta. Është padyshim pozitiv që në Gramsh më në fund do të kenë të drejtë që ta shohin ekipin e zemrës në fushë.

Por jo edhe aq kur mendon që dënimet kaq të rënda të dhëna nga “qeveria” e futbollit tonë dhe sidomos për trukim ndeshjesh, zhbëhen me një të rënë të lapsit.

Mbetet për t’u parë nëse falje ka edhe për Internacionalin dhe Bulqizën, që morën të njëjtin vendim si Gramshi.

Internacionali sportivisht e pati siguruar zbritjen në Kategorinë e Tretë.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Amnisti për të tërë, FSHF fal tre klubet dhe arbitrin që u dënuan për trukime ndeshjesh

SEZONI I RI/ Kaosi me Kategorinë e Dytë, asnjë sinjal nga FSHF

Trukimet e ndeshjeve në Shqipëri, SPAK kërkon burg për gjyqtarin, zyrtarin e klubit dhe ish-futbollistin

Golat me telekomandë që denoncoi “Panorama Sport”, FSHF nis hetim për trukime/ Ja të gjitha vendimet e Disiplinës

Golat me telekomandë dhe dyshimet për trukim, reagojnë zyrtarët e 6 ekipeve: Pro hetimit, jemi bërë si në Afrikë

Trukimet e ndeshjeve në Shqipëri, SPAK kërkon burg për gjyqtarin, zyrtarin e klubit dhe ish-futbollistin

ANALIZA/ FSHF ka dështuar në luftën kundër trukimeve, dënohen vetëm ata që nuk kanë… votë

Konfirmohen trukimet në Kategorinë e Dytë, FSHF përjashton tre klube dhe arbitrin durrsak

Nuk do të arbitrojë për dy vite, ja kush është gjyqtari i parë i përjashtuar nga FSHF për trukimin e një ndeshje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"