EKSKLUZIVE/ U bllokuan 5 orë në Librazhd, kapiteni i Besës rrëfen torturën: Të paktën të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 9:27

EKSKLUZIVE/ U bllokuan 5 orë në Librazhd, kapiteni i Besës rrëfen torturën: Të paktën të…

Besës i doli “huq” transferta në Pogradec. Sh kuan që të premten, por të shtunën nuk luajtën kurrë. Dëbora që pushoi qytetin juglindor, e detyroi FSHF-në ta shtynte ndeshjen dhe gjithashtu verdhezinjtë që të ktheheshin në Kavajë.

mUCAJ BESA

E megjithatë, kaluan jo pak peripeci derisa u kthyen në bazë. Autobusi është bllokuar për 5 orë në Librazhd dhe vetëm pas mesnate lojtarët perënduan në shtëpi. Është kapiteni Ledjon Muçaj i cili tregon të gjitha sikletet që kaluan, ndonëse në momente nuk e kursen humorin.

Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori paralajmëron se objektivi nuk do të ndryshojë, pasi edhe këtë javë do të luajnë vetëm për fitore me liqenorët.

Mësuam se udhëtimi në kthim nga Pogradeci ju ka kushtuar shumë, çfarë ndodhi konkretisht?

E vërtetë. Udhëtuam të premten pasdite dhe natën e kaluam në Pogradec. Mëngjesi na befasoi e na dha kënaqësi, teksa gjithë Pogradeci ishte zbardhur nga bora. Iu kënaqëm borës dhe sigurisht që nuk munguan fotot.

pOGRADEC

Ndeshja u anulua dhe nisëm rrugën për kthimin në Kavajë. Në hyrje të Librazhdit rruga ishte bllokuar. Qëndruam mbi 5 orë dhe vetëm rreth orës 00:30 mbërritëm në Kavajë. Ishte një torturë e vërtetë, por për fat brenda autobusit ishte ngrohtë (qesh). Të kishim luajtur e fituar, gjysma e së keqes, por për disa foto të vuash aq shumë…!

Ndërsa sot (dje) u stërvitët në diell…

Eh… Këtë bisedë bëmë ndërsa autobusi ishte bllokuar në borë. Me të drejtë thuhet se Kavajën e ka bekuar Zoti me klimën e njerëzit që ka. Sot (dje), siç e shihni, stërvitemi në diell e kushte të mira. Këtu edhe i ftohti “të ngroh”. Ky fakt duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për detyrimet që kemi ndaj presidentit, klubit e tifozëve.

Që do të thotë?

Duhet të bëjmë kthesën e madhe për ta. Barazimi me Lushnjën është përfolur shumë dhe e dini pse? Jo sepse Lushnja është ekip i dobët, por sepse kanë besim e pritshmëri të lartë nga ne. Bindëm në lojë, por nuk pajtohemi me rezultatin.

mUCAJ BESA 2

Përsëri do të udhëtoni drejt Pogradecit këtë fundjavë.

Veç ndryshimit të datës kur do të luhet ndeshja, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Objektivi mbetet i njëjti: do të kthehemi te fitoret. Ajo që presim e shpresojmë është që të luajmë në një ditë me diell dhe fusha të jetë e gatshme. Një terren i përshtatshëm do të na lehtësonte, pasi ne luajmë e besojmë te futbolli teknik me pasime.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"