EKSKLUZIVE/ Turqia “u dorëzua” e fundit, flet Cikalleshi: Ja pse nuk e njohim ende karantinën  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 8:34

EKSKLUZIVE/ Turqia “u dorëzua” e fundit, flet Cikalleshi: Ja pse nuk e njohim ende karantinën  

Pas një insistimi për të vazhduar, më në fund edhe Turqia vendosi për ndërprerjen e kampionatit, duke iu bashkuar Federatave të tjera në Europë pas përhapjes së koronavirusit. Në Turqi prej vitesh luan sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili aktualisht është pjesë e Akhisarspor nëLigën e Dytë.

Cikalleshi

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai ka treguar situatën në qytetin e Izmirit, i njohur shumë në Turqi si një vend sizmik. Por, tashmë kemi të bëjmë me një pandemi dhe Cikalleshi rrëfen raportin enjerëzve me frikën dhe masat e marra. Bomberi 29-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe asistuar dy herë në kampionat deri më tani, duke udhëhequr Akhisarin drejt rikthimit në elitën e futbollit turk.

E gjithë bota është e varur nga Koronavirusi në këtë moment. Në Turqi, keni luajtur deri pak ditë më parë, por më në fund u ndalua edhe aty futbolli… Si ka mundësi kaq vonë?

Të enjten (dje) u bë një mbledhje mes qeverisë turke dhe Federatës së Futbollit dhe u vendos që të shtyhet kampionati, siç ka ndodhur në të gjithë vendet e Europës. Normalisht, të gjithë klubet prisnin shtyrjen që javën e shkuar, por nuk u mor një vendim i tillë.

Në fakt, këtë javë pati një lumë kritikash nga të gjithë lojtarët. Të gjithë dolën edhe nëpër media me thirrjen për ta shtyrë futbollin, pasi në këtë periudhë është më i rëndësishëm shëndeti i gjithkujt.

Çfarë ju thanë në klub teksa po vijonit stërvitjet edhe në këtë periudhë?

Edhe në klub kemi folur shumë për këtë çështje, sepse siç dihet është një situatë e jashtëzakonshme. Fatmirësisht tashmë u mor vendimi për shtyrjen e kampionatit për një kohë të pacaktuar.

Çfarë do të ndodhë me stërvitjen, teksa do jeni të izoluar?

Do të kemi disa ditë pushim dhe më pas do të rikthehemi në stërvitje. Në fakt, këtu nuk jemi ende në gjendje karantine. Jemi në situatën ku duhet të kemi kujdes.

cikalleshi

 

Keni dijeni për raste të prekurish nga virusi në qytetin ku jetoni?

Patjetër që si në të gjithë botën, edhe këtu janë në dijeni për rrezikun dhe situatën qëpo kalojnë të gjithë. Pavarësisht se nuk jemi të mbyllur në shtëpi, vihet re që njerëzit janë shumë të kujdesshëm. Në fakt, në Turqi numri i të prekurve po rritet dita-ditës, por njerëzit janë të qetë. Momentalisht, numri mëi madh i të prekurve është në Stamboll dhe nëAnkara. Në Izmir ku jetoj unë, situata ështëe qetë.

Nuk ka asnjë masë nga autoritetet vendëse për njerëzit?

Njerëzit dalin dhe lëvizin me kujdes. Shumica e kafeneve dhe restoranteve janë të mbyllura. Edhe qendrat tregëtarë punojnë me orare tëshkurtuara. Pra, ka një kujdes të shtuar.

Kur dilni në qytet apo deri të enjten në stërvitje, keni përdorur maska apo doreza?

Jo, as në qytet dhe as në stërvitje nuk i kemi përdorur. Të them të drejtën ne nuk e kemi ndjerë kaq shumë praninë e virusit në Turqi. Edhe në momentet që flasim bashkë nuk jemi në kushte shumë serioze të masave ekstreme. Sido që të jetë, kujdesin e kemi shtuar. Edhe në stërvitje, kemi treguar kujdes. Edhe në supermarkete. Edhe kur dalim në qytet, të cilat i kemi rralluar shumë, por patjetër me kujdes.

akhisarspor-sokol-cikalleshi-ve-zeki-yavru-yu-11641406_9112_amp

A keni një objektiv personal këtë sezonal për golat?

Objektivi im personal këtë vit është që tëshkojmë në Superligë. Momentalisht jemi vetëm dy pikë larg vendit të dytë, që na ngjitdirect në Superligë. Kemi bërë neshje shumëtë mira së fundmi, jemi afruar goxha me kreun. Dua ta ndihmoj ekipin, por nuk e kam realisht një shifër ekzakte për golat. Do tëdoja patjetër që të arrij një numër dyshifror golash. Kemi edhe disa ndeshje të mbetura deri në fund. Lufta është e forte, por së pari dua ngjitjen në Superligë.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"