EKSKLUZIVE/ Troisi merr garanci dhe bën prapakthehu, ja si e bindi Idrizi trajnerin (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 21:49

EKSKLUZIVE/ Troisi merr garanci dhe bën prapakthehu, ja si e bindi Idrizi trajnerin (E PLOTË)

Marcelo Troisi bën prapaktheu. Trajneri ka anuluar vendimin për t’u larguar. “Panorama Sport” zbardh prapaskenën e këtij rikthimi. Braziliani është takuar dje me Sinan Idrizin, i cili e ka bindur që mos e ndërmarrë hapin ekstrem. Gazeta mëson se administratori i ka ofruar siguri maksimale si për financat, ashtu edhe për merkaton. Madje, administratori i ka kërkuar teknikut që të punojë i qetë, pasi gjithçka do të zgjidhet.

troisiii

“Ke mbështetjen time maksimale. Vazhdo puno i qetë. Ju shikoni fushën, për të tjerat mendojmë ne. Je në dijeni të problemeve që ne kemi, por gjithçka do të zgjidhet. Nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Unë i njoh detyrimet e mia, ju shikoni të bëni punën tuaj, asgjë më shumë, për të tjerat më lini mua”, mësohet t’i këtë thënë numri një i klubit trajnerit.

SITUATA ME MERKATON

Në takimin që zhvilloi me Marcelo Troisin, administratori i ka dhënë garanci të plotë se merkatoja nuk do të bllokohet dhe se lojtarët do të federohen normalisht. Madje e ka qetësuar, duke i kujtuar se e ka gjetur tashmë zgjidhjen për këtë histori. “Do të zgjidhet edhe çështja e merkatos. Nuk kemi për të pasur probleme në këtë drejtim. Lojtarët do të federohen të gjithë, kështu që nuk ka asnjë problem as në këtë drejtim”, mësohet se është shprehur Idrizi.

Marcelotroisi

ÇFARË NDODHI 

Dy ditë më parë, Marcelo Troisi tentoi që të largohej nga Flamurtari. Më shumë sesa merkatoja e bllokuar, financat krijuan një lloj “krisjeje”. Duke parë situatën që po kalon klubi, trajneri e ka parë të udhës që të kërkojë tri rroga paradhënie. Një formë garancie kjo, para se të nënshkruante marrëveshjen.

Në një kohë që pagat po vonoheshin, atëherë tekniku nuk ka pritur dhe ka menduar që t’i japë fund kësaj aventure pa e filluar ende. Ai vendosi që të përshëndeste edhe futbollistët, të cilëve u ka thënë se po largohej. Braziliani pat vendosur në dijeni edhe drejtuesit e klubit për këtë vendim, por kanë qenë pikërisht ata që e kanë penguar brazilianin të merrte rrugën drejt Greqisë. Burime konfidenciale pranë klubit vlonjat bëjnë me dije drejtuesit se e kanë lexuar këtë veprim edhe si një presion nga e brazilianit, për të marrë rrogat paradhënie.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"