EKSKLUZIVE/ Tre kamerunas për Kastriotin, gati debutimi në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 10:15

EKSKLUZIVE/ Tre kamerunas për Kastriotin, gati debutimi në Peshkopi

Kastriotit i janë bashkuar së fundmi tre lojtarë mjaft cilësorë nga Kameruni, të cilët kishin firmosur me krutanët që në mesin e muajit gusht. Ardhja e tyre në Shqipëri ka pasur vonesa për shkak të vizave dhe vetëm dy ditë më parë, ata i janë bashkuar skuadrës në seancat stërvitore. Të tre lojtarët vijnë nga kategoria më e lartë e futbollit në Kamerun, ndërsa njëri prej tyre është edhe pjesë e kombëtares U-20 të këtij shteti.

kastrioti

ENOU ADOLF – Është një lojtar 20-vjeçar, që luan në repartin e sulmit, dhe pozicioni i tij natyral është qendërsulmues, por luan edhe nga krahët. Për teknikun Plori, ky është një përforcim i rëndësishëm, duke qenë se sulmi i skuadrës krutane në këto javët e para nuk është shfaqur ashtu sikur pritej.

TABORT PRESTON – Është mesfushor krahu, 19 vjeç, dhe ndonëse i ri, edhe ky, ashtu si bashkëkombësi i tij ka luajtur rreth një sezon në Superligën e Kamerunit, madje krahas Kamerunit ka qenë te Paderborni në Bundesliga 2. Preston është edhe pjesë e kombëtares U20 të Kamerunit, ku në 20 ndeshje ka arritur të shënojë 7 gola.

MBA DUVAL – Është lojtari i tretë dhe ky nga Kameruni. Pozicioni i tij ka të bëjë me repartin e mesfushës, në fakt te Kastrioti ky repart është ndër më të populluarit, mirëpo për krutanët afrimi i këtij lojtari me cilësi të veçanta e bën edhe më konkurrues këtë repart.

KUPA – Kastrioti do të udhëtojë drejt Peshkopisë me lojtarë të rinj dhe ato që nuk kanë pasur shumë hapësira aktivizimi gjatë kampionatit. Por, ajo që bie në sy, ka të bëjë me tre kamerunasit, të cilët do të jenë pjesë e lojtarëve, që do të udhëtojnë drejt Peshkopisë dhe me shumë gjasa mund të kemi edhe debutimin e ndonjërit prej tyre. Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"