EKSKLUZIVE/ Tre humbje në pesë ndeshje, jep dorëheqjen trajneri në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 22:47

EKSKLUZIVE/ Tre humbje në pesë ndeshje, jep dorëheqjen trajneri në Kategorinë e Parë

Pas tre muajsh në krye të Besëlidhjes dhe pesë ndeshjesh, trajneri Ndriçim Kashami jep dorheqjen. Vetëm dy fitore dhe tre humbje në pesë takimet e para të kampionatit duket se e kanë bindur teknikun kavajas që të largohet nga drejtimi i skuadrës lezhjane.

ndricim kashami

Kashami në kokën e tij e mori vendimin për të lënë stolin e Besëlidhjes që të dielën pas humbjes me Erzenin në Shijak. Por, ia ka bërë të ditur lojtarëve vetëm ditën e djeshme kur ekipi është grumbulluar për të nisur përgatitjet për sfidën e radhës.

Kashami pas analizës së zakonshme u përshëndet me të gjithë futbollistët dhe stafin e mbetur teknik për t’u larguar më pas nga Lezha. Tashmë, Besëlidhja do të drejtohet nga zv/traineri, lezhjani Gledis Lani, që ka gjasa të mbetet deri në mbyllje të gjysmës së parë të sezonit në krye të pankinës së Besëlidhjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"