Ekskluzive/ Trashi: Partizani nuk mbetet pa Europë, më duhej një pushim pas dëmtimit, por jo si ky…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 8:32

Ekskluzive/ Trashi: Partizani nuk mbetet pa Europë, më duhej një pushim pas dëmtimit, por jo si ky…

Ndërprerja e aktiviteteve nga epidemia e Koronavirusit, në aspektin sportiv ka ardhur si me prosi për mbrojtësin e Partizanit, Lorenc Trashi. Pas dëmtimit që pësoi ndaj Bylisit, tani 27-vjeçari ka kohën e dyhur për t’u rikuperuar, si dhe për të moshumbur grumbullimet me Kombëtaren.

Trashi

Në një intervistë për “Panorama Sport” Trashi tregon ditët e izolimit, përgatitjet që po bën, por ai pranon se angazhohet edhe në punë shtëpie në këtë periudhë. Ndërpreja, aq më shumë pa afat, ai mendon se do të ketë ndikim te lojatërt dhe ekipet kur të rikthehen. Trashi nuk e mendon se kampionati nuk do luhet më, pasi në këto kushte Partizani del më i penalizuar, duke mbetur jashtë Europe.

Më pas ai flet edhe për arsyet pse Partizani ka vuajtur këtë sezon dhe çfarë duhet të bëjnë në vijim duke mos e quajtur si sezonin më të vështirë. Të ardhmen e tij dhe kalimin jashtë vendit mbrojtësi e lë në dorë të presidentit Demi.

Në fund Lorenc Trashi tregon edhe arsyen e qethjes zero, pasi ka qenë një nominim mes shokës të skuadrës nga Bruno Telushi, por vetëm ai e ka zbatuar. Tani ai pret që “bandës së tullacëve” t’i shtohet Eneo Bitri.

lorenc trashi

Lorenc, së pari si jeni me shëndet dhe si po e kaloni këtë periudhë izolimi?

Me shëndet jamë shumë mirë, tani po mësohemi edhe me këtë izolimin në shtëpi.

Sa e vështirë është për një futbollist, që të mbyllet brenda gjatë gjithë ditës?

Është shumë e vështirë. Ne si futbollistë jemi mësuar me regjim edhe nuk është se na bën shumë përshtypje izolimi, vetem se na mungon shumë fusha.

Mund të na tregoni diçka se si përgatiteni në kushte shtëpie dhe a keni komunikim me shokët dhe stafin përsa i përket metodës së punës?

Stafi ka vendosur një program edhe po e ushtrojmë të gjith online në kushte shtëpie. Kemi kontakte për ditë me trajnerin, drejtorin dhe shokët e ekipit.

Duke qenë i izoluar, a bëni ndonjë punë shtëpie, kjo edhe për të kaluar kohën?

Patjetër, duke parë që jemi 24 orë në shtëpi mundohemi sadopak të bëjmë punët e shtëpisë… (qesh).

Duke ditur se pësuat një dëmtim ndaj Bylisit, ndërprerja e aktiviteteve sportive a është disi në favorin tuaj, pasi u jep kohë të bashkoheni me grupin dhe të mos humbisni Kombëtaren?

Dëmtimi im erdhi në një moment jo të duhur, duke parë që po kapja formën time, si dhe ishin edhe ndeshjet e Kombetares përpara. Në fillim u mërzita shumë, por me hapjen e virusit në vendin tonë tani çdo kompeticion futbollistik është ndalur. Kështu që në aspektin sportiv për mua personalisht kjo ndikoi për mirë, sepse më lejon të rikuprohem plotësisht dhe pa u rrezikuar në rikthim.

Sa do të ndikojë kjo ndërpreje te lojtarët dhe vetë ekipet përpara nisjes së pjesës së mbetur?

Kam përshtypjen që do të ndikojë shumë, sepse ekipet do humbasin ritmin dhe lojtarët nuk do të jenë në gjendje fizike që ishin para ndërprerjes.

Keni ndonjë mendim se si mund të mbyllet sezoni aktual, pasi ekziston edhe një ide që mund të mos luhet pjesa e mbetur?

Jo, por me sa jam i informuar unë, kampionati duhet të mbyllet brenda qershorit. Kështu që mendoj se kemi kohë deri atëherë, duke parë që edhe 10 ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund.

lorenc trashi

Nëse nuk luhet më dhe sezoni quhet i mbyllur, më i penalizuar del Partizani, pasi mbetet pa Europë?

Nuk mendoj që sezoni s’do të luhet më. Kampionati besoj se do të vazhdojë. Të presim edhe pak kohë dhe situata do fillojë të normalizohet. Çdo gjë me shpresë të madhe.

Partizani ka pasur shumë luhatje këtë sezon, ndonëse vinte si ekip kampion. Çfarë ka ndikur sipas jush në këtë situatë?

Çdo ekip ka luhatjet e veta edhe kjo po i ndodh Partizanit. Deri tani nuk kemi bërë një sezon të mirë, por nuk dua të vë gishtin te asnjëri, sepse jemi të gjithë fajtorë për këtë situatë. Ndaj, të gjithë bashkë do t’a nxjerrim ekipin nga kjo situatë.

Është sezoni i gjashtë me Partizanin, a mund të themi se ky është më i vështiri dhe problematiku për vetë ecurinë që ka pasur skuadra?

Jo, s’mund të them që ky është sezoni më i vështirë që kam kaluar te Partizani, pasi ka pas edhe sezone më parë me vështirësi. Por, duke parë që në vinim si ekip kampion, normalisht nga ky vit pritej më shumë. Futbolli i ka këto situta dhe prandaj është i bukur.

Keni ndonjë plan apo parashikim për sezonin e ri, do të mbeteni i kuq, apo shpresoni të kaloni në një kampionat të huaj më të fortë?

Është i disati vit që per mua flitet për një transferim të mundshëm në një kampionat më të fortë. Por, ndonjëherë futbollisti duhet të ketë edhe fatin me vete. Do presim fundin e kampionatit njëherë, pastaj do të ulemi të flasim me presidentin se çfarë do bëhet për të ardhmen time. Por, kuptohet pa mendimin edhe sygjerimin e presidentit Demi s’mund të bëj asnjë veprim. Kam një raport shumë të mirë me presidentin.

Me rikthimin në fushë pas kalimit të izlomit nga Koronavirusi, mendoni se Trashi dhe Partizani do të jenë më të fortë për ta mbyllur sezonin, ku tani u ka mbetur sigurimi i një bilete për në Europë?

Kjo situatë ka dhe anën pozitive dhe negative. Pozitive është se ekipi qetësohet edhe nga ana psikologjike me këtë pushim, pasi edhe djemtë janë pranë familjeve të tyre. Ana negative është se varet se sa do të zgjasë kjo situatë izolimi, sepse gjithmonë duhet të shikojmë anën fizike të lojtarëve, që do të jetë një problem i madh.

Kemi parë që izolimi ka bërë që të ndryshoni edhe pamjen, keni ndonjë arsye që i qethët shkurt flokët?

Sa i përket pamjes, e lashë me Telushin që do bëhemi njësoj dhe nominuam njëri-tjetrin. Edhe pse Telushi nominoi të gjithë shokët e ekipit, ai që e mbajti fjalën deri tani jam unë. Tani presim të na bashkohet ndonjë tjetër. Pres më shumë Eneo Bitrin të na bashkohet me të njëjtin “look”… (qesh).

Trashi goli

Në fund, cili është mesazhi i Lorenc Trashit për dashamirësit e Partizanit dhe gjithë shqiptarët në këtë periudhë të paprecedentë dhe të vështirë?

Mesazhi është i qartë, sepse e ka dhënë edhe Qeveria edhe ne duhet t’i zbatojmë të gjitha me përpikmëri që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë. Unë ju uroj edhe ju gazetarëve që të keni më të mirat në familjet tuaja.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"