EKSKLUZIVE/ Trajneri i Vllaznisë bën propozimin e veçantë: FSHF ta bëjë me 14 skuadra Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2020 | 9:56

EKSKLUZIVE/ Trajneri i Vllaznisë bën propozimin e veçantë: FSHF ta bëjë me 14 skuadra Superioren

Mirsad Jonuz ndodhet në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut që prej ndërprerjes së kampionatit. Në qytetin ku ka shumë shqiptarë, trajneri i Vllaznisë ka edhe një biznes fason. Për sa i përket fillimit të mundshëm të kampionatit, Jonuz ka një propozim për FSHF-në.

Jonuz

“Kampionati duhet të rifillojë kur të ketë një përqindje të vogël të virusit. Ndoshta mund të nisë pa tifozë. Nëse kampionati nuk luhet deri në muajt e verës, atëherë unë mendoj se FSHF duhet të zgjerojë Superioren me katër ekipe të tjera në sezonin e ri”. Ndërkohë, sipas trajnerit me nënshtetësi maqedonase dhe origjinë boshnjake, duhen minimalisht 20 ditë që skuadra të punojë e bashkuar për të qenë në gjendje.

jonuz5

“Nëse të gjithë lojtarët punojnë individualisht, atëherë duhen 20 ditë përgatitje në grup. Mendoj se do të jenë të mjaftueshme, edhe pse do të jetë e vështirë, sepse ata do të luajnë çdo tri ditë dhe gjithashtu ndeshje plus në Kupë. Vërtet një problem shumë i madh, por nuk kemi se çfarë të bëjmë”, deklaroi Jonuz për gazetën.

A.URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"