EKSKLUZIVE/ “Topi i Artë”, zbulohet se për kë votoi Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 23:54

EKSKLUZIVE/ “Topi i Artë”, zbulohet se për kë votoi Shqipëria

Për “Topin e Artë” që akordohet nga revista prestigjioze francize “France Football” votojnë gazetarët nga çdo vend i Botës.

pjimage (99)

Për Shqipërinë të drejtën e votës e ka gazetari i shquar i sportit, Besnik Dizdari, i cili është njëherësh edhe presidenti i Nderit i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Shqipëri (ASPA) si dhe kolumnist i gazetës “Panorama Sport”.

Çdo gazetar kishte të drejtë të zgjidhte 5 emra futbollistësh dhe t’i vlerësonte me gjashtë pikë vendin e parë, 4 të dytin, 3 të tretin e kështu me radhë.

Përveç kësaj gazetarët kanë votuar edhe për portierin më të mirë, me të njëjtin sistem vlerësimi, duke përzgjedhur tre emra. Gazeta mëson ekskluzivisht edhe votimin e Dizdarit, i cili është ky:

  1. JORGINHO (6)
  2. Lionel Messi (4)
  3. Robert LEWANDOWSKI (3)
  4. Leonardo BONUCCI (2)
  5. PEDRI (1)

 

« Trophee Yachine » 2021

  1. Gianluigi DONNARUMMA (3)
  2. Emiliano MARTINEZ (2)
  3. Edouard MENDY (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"