EKSKLUZIVE/ Tjetër lojtar shqiptar në Kroaci, futbollisti i Kukësit shkon te Lokomotiva e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 2, 2020 | 0:00


EKSKLUZIVE/ Tjetër lojtar shqiptar në Kroaci, futbollisti i Kukësit shkon te Lokomotiva e Zagrebit

Qendërmbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj do të vazhdojë karrierën në Kroaci me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. “Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mbetet vetëm zyrtarizimi për t’u kryer.
bruno lulajLokomotiva e Zagrebit është skuadra e parë e huaj me të cilën Lulaj do të luaj në karrierën si lojtar profesionist. Ai ka qenë pjesë e Skënderbeut për periudhën 2014-2019 ndërsa është huazuar dy herë te Laçi. Sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit.

Në karrierë Lulaj ka fituar 2 kampionate dhe një Kupë të të Shqipërisë me Skënderbeun.

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në “tokën e premtuar” të futbollistëve shqiptarë. Kujtojmë që me ta pritet të bashkohet dhe mesfushori i Teutës Sherif Kallaku.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com