EKSKLUZIVE/ Titullar te Skënderbeu, Kukësi interesohet seriozisht për mesfushorin e korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:15

EKSKLUZIVE/ Titullar te Skënderbeu, Kukësi interesohet seriozisht për mesfushorin e korçarëve

Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi mund të luajnë të dy bashkë te Kukësi. Kjo është ideja më e fundit e klubit verilindor në merkato, teksa kërkon të afrojë mesfushorin që luan te Skënderbeu. Shqiprim Taipi është vëllai i lojtarit aktual të Kukësit, Gjelbrim Taipi, teksa prej kohësh është afirmuar te skuadra korçare, duke qenë një lojtar i rëndësishëm në repartin e mesfushës. “Panorama Sport” mëson se klubi verilindor ka shfaqur interes konkret për titullarin e Skënderbeut, i cili luan thuajse në të njëjtin pozicion si vëllai i tij.
Taipi
Vëllezërit Gjelbrim dhe Shqipërim Taipi

I vetmi ndryshim është se Shqiprimi ka si këmbë të preferuar të djathtën, ndërsa Gjelbrimi të majtën. Me dy vëllezër në mesfushë Kukësi mund të jetë edhe më i fortë, duke pasur parasysh edhe karakteristikat që kanë lojtarët. Gjelbrimi është 28-vjeç dhe me cilësi më të mira teknike, ndërsa nga ana tjetër, Shqiprimi 23-vjeçar shquhet për anën fizike. Bisedimet kanë nisur mes palëve dhe nuk është çudi që mesfushori i Skënderbeut të transferohet te Kukësi.

shqiperim taipi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"