EKSKLUZIVE/ Tirana si Interi, në një vit bardheblutë paguajnë dy trajnerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 8:33

EKSKLUZIVE/ Tirana si Interi, në një vit bardheblutë paguajnë dy trajnerë

Tirana mund të thuhet se është skuadra më e çmendur e Shqipërisë. Veç titullit, Europës, bardheblutë kanë edhe një tjetër rekord. Me largimin e Ardian Memës nga stoli i Tiranës, paguajnë dy trajnerë çdo muaj. Po, është më se e vërtetë. Madje, në një moment gjatë vitit të fundit, Halilit i është dashur që të paguajë tre trajnerë paralelisht, edhe pse dy prej tyre nuk kanë punuar fare.
pjimage (2)
MEMA – Largimi i Ardian Memës tetorin e 2019-ës solli në stol Julian Ahmatajn. Për dy muaj, Tirana pagoi rrogën e Ardit dhe Julit, sepse Halili bëri një marrëveshje me Memën që ta paguante me rrogë deri në mars 2020. Në fund të nëntorit ishte Ahmataj që u largua nga Tirana dhe në vendin e tij u ul Emanuel Egbo. Marrëveshja ishte që Ahmataj të paguhej deri në qershor. Duke llogaritur Egbonë që u emërua trajner në 2019-ën, nga dhjetori e deri në mars, Tirana pagoi tre trajnerë në mënyrë paralele dhe nga marsi në qershor dy trajnerë. Kur dukej se hallet u mbyllën, erdhi shkarkimi i Egbosë dhe emërimi i Nevil Dedes.

Tani për disa muaj Tirana duhet të paguajë trajnerin e ri dhe ish-trajnerin e bardhebluve. Nuk ka një situatë të qartë se si janë ndarë palët, por kontrata thotë që klubi, në rast shkarkimi, paguan vetëm tri rroga. Jo vetëm kaq, sepse Ardian Mema ka fituar gjyqin me Tiranën dhe pret 24 milionë lekë të vjetër

Shkurt, bardheblutë kanë luksin jo vetëm që të marrin trajnerin më të mirë në qarkullim, por të paguajnë njëkohësisht disa prej tyre. Tirana sezonin e fundit ishte kampionia e Shqipërisë, finalistja e Kupës dhe ia doli që të shkonte deri në “play off”-in e Europa Ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"