EKSKLUZIVE/ Tirana shfryn ndaj arbitrave, kapiteni Red Vogli i dorëzon me ironi trofeun Teutës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 22:18

EKSKLUZIVE/ Tirana shfryn ndaj arbitrave, kapiteni Red Vogli i dorëzon me ironi trofeun Teutës (VIDEO)

Vetëm disa minuta më parë, në sallën “Farie Hoti” u mbyll finalja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

red vogli

Teuta mundi pas kohës shtesë Tiranën me rezultatin 113-108 (34-19, 25-31, 11-29, 27-18, 16-11). Bardheblutë shfaqën kontestime të forta për arbitrimin, ku mungoi tensioni në parket, me lojtarët e Tiranës që akuzuan gjyqtarët Gilbert Hoxha, Fatjon Malevi dhe Edison Gjoni për njëanshmëri.

Madje menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të takimit, kapiteni i Tiranës, Redi Vogli me ironi mori trofeun e Superkupës dha ja dorëzoi skuadrës së Teutës.

LEXO EDHE: BASKETBOLL/ Teuta kompleton tripletën, fiton edhe finalen e Supekupës përballë Tiranës (VIDEO)

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"