EKSKLUZIVE/ Tirana në Champions, Shehin e shqetëson nënvlerësimi i kundërshtarit: Më vjen keq që na konsiderojnë menjëherë favoritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 17:23

EKSKLUZIVE/ Tirana në Champions, Shehin e shqetëson nënvlerësimi i kundërshtarit: Më vjen keq që na konsiderojnë menjëherë favoritë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, është i shqetësuar nga rezultati i shortit të Ligës së Kampioneve. Përtej cilësive të kundërshtarit të Tiranës në turin e parë, Dudelanzh të Luksemburgut, Shehin e shqetëson ideja se të gjithë e shohin menjëherë ekipi e tij si favorit absolute dhe në një prononcim për “Panorama Sport” ai ka shpjeguar se një sjellje e tillë mund të dëmtojë skuadrën.

SHEHI 1

“Mendoj që është një kundërshtar me cilësi të mira dhe me vjen keq që na konsiderojnë menjëherë favoritë absolutë apo e konsiderojnë si kundërshtarin më të dobët ndërkohë që ndeshjet luhen në fushë dhe verdiktet jepen në fushë.

Nuk dua kurrsesi që të mendohet edhe nga skuadra apo të ketë një opinion të tillë edhe në radhët tona për kundërshtarin sepse dua të fokusohemi dhe të bëjmë gjërat siç duhet dhe jo të ndikohemi nga opinioni publik nëse është kundërshtar i lehtë apo i vështirë”, tha Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"