EKSKLUZIVE/ Tirana me synime të qarta në merkato, kampionët kontaktojnë mbrojtësit që ikën nga Skënderbeu dhe Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 14:37

EKSKLUZIVE/ Tirana me synime të qarta në merkato, kampionët kontaktojnë mbrojtësit që ikën nga Skënderbeu dhe Kukësi

Tirana vazhdon të mendojë për përforcime. Dy njohje të vjetra të Orges Shehit kanë qenë në shënjestrën e bardhebluve.

JORGO MEKSI

Bëhet fjalë për Jorgo Meksin dhe Jorgo Pëllumbin. Dy lojtarët kanë qenë pjesë e Skënderbeut dhe nëse bien dakord, mund të bëhen pjesë e Tiranës.

MEKSI – Lojtari vjen nga një dëmtim, pasi nuk luan prej katër muajsh. Ai pëlqehet nga Tirana dhe burime pranë lojtarit konfirmojnë që është kontaktuar nga bardheblutë.

Futbollisti luan në krahun e djathtë, pozicion që bardheblutë kërkojnë prej kohësh. Për shërbimet e Meksit janë interesuar te Tirana dhe skuadra të tjera të Superiores, ndonëse ai vetë preferon më së shumti një aventurë përtej kufijve të Shqipërisë.

Vetë lojtari nuk e ka mohuar një gjë të tillë dhe te Tirana do të gjente emra që i ka njohur më parë. Problemi i vetëm është që sportisti nuk luan prej kohësh.

jorgo pellumbi

PËLLUMBI – Korçari luajti gjashtë muajt e fundit në huazim te Kukësi. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë është në pronësinë e Varazdin në Kroaci, ndërsa është kthyer tek ekipi që e ka në pronësi.

Për korçarin ka pasur interes sërish nga Tirana, për ta pasur në Superiore sezonin që vjen. Pëllumbi është kontaktuar nga drejtori i kampionëve të Tiranës, Tefik Osmani.

Me gjithë këmbënguljen e bardhebluve, Pëllumbi ka vendosur të rikthehet në Kroaci, duke refuzuar ofertën në drejtim të tij. Gjithsesi, nuk është çudi që lojtari të vendosë për kampionët e Shqipërisë.

PLANI C – Një tjetër plan është edhe mosafrimi i lojtarëve në skuadër.

Burime pranë drejtuesve bardheblu bëjnë me dije se nëse nuk gjenden lojtarët e duhur, ndoshta skuadra nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se do të luajë me këtë grup lojtarësh.

SKE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"