EKSKLUZIVE/ Tirana me mendjen te merkato, kampionët e ri të Shqipërisë synojnë liderin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 22:47

EKSKLUZIVE/ Tirana me mendjen te merkato, kampionët e ri të Shqipërisë synojnë liderin e Kukësit

Gjelbrim Taipi mund të kalojë te Tirana.

gjelbrim taipi

“Panorama Sport” zbulon se mesfushori i Kukësit, të cilit i përfundon kontrata në fund të majit mësohet se ka marrë një tjetër ofertë.

Bëhet fjalë për skuadrën e Tiranës, e cila është në kërkim të lojtarëve cilësorë në mesfushë.

Taipi është një nga ata që i plotëson kriteret, ndërsa vetë futbollisti ka pranuar se ka oferta nga disa ekipe si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Taipi është kapiteni i Kukësit.

Vlera e tij në merkato është 300 mijë euro. Ai mund të luajë në disa pozicione në qendër dhe djathtas.

Mesfushori ka luajtur shumë mirë vitet e fundit dhe bardheblutë kanë shumë dëshirë që ta afrojnë. Ai do të ishte një siguri në mesfushë dhe një tjetër alternativë për Orges Shehin si në Europë dhe kampionatin e ardhshëm.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë merkatoja e verës. Veç Taipit, Tirana pëlqen Gurishtën, por edhe Zhuniorin, Shehun e Laçit e disa lojtarë të tjerë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Tirana ka rinovuar me Filip Najdovskin, Toli qëndron, me Toshevskin po diskutohet, ndërsa Erjon Hoxhallari është larguar nga ekipi.

MERKATO – Tirana kërkon lojtarë të rinj për Europën dhe sezonin e ri futbollistik. Sytë janë nga dy kampionate, ai kosovar dhe shqiptar.

Dihet që Tirana kërkon të afrojë futbollistë, të cilët kanë dhënë shumë në fushën e lojës dhe që i njeh mirë. Dihet edhe që te bardheblutë nuk afrojnë më lojtarë me kaseta.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana ka parë elementët e mundshëm që mund të afrojë. Klubi është duke menduar të afrojë disa lojtarë këtë verë.

Kështu, po shihet mundësia që në skuadër të bashkohet një mesfushor, i cili mund të luajë topin, që me shumë mundësi do të vijë nga kampionati shqiptar, nga një prej skuadrave të Superiores.

Gjithashtu, mendohet për dy sulmues, njëri anësor dhe tjetri qendror.

taipi

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"