EKSKLUZIVE/ Tirana kërkon me ngulm yllin e Teutës, zbulohen pistat për merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 21:33

EKSKLUZIVE/ Tirana kërkon me ngulm yllin e Teutës, zbulohen pistat për merkaton e verës

Tirana kërkon me ngulm Sherif Kallakun. Jemi në kohë pandemie, por kjo nuk e pengon klubin bardheblu të mendojë për merkaton e verës dhe pjesëmarrjen e mundshme në Ligën e Kampioneve nëse arrin të fitojë titullin në sezonin 2019-2020. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë lojtarit 22-vjeçar dhe klubit kryeqytetas se bisedimet kanë ditë që kanë nisur mes palëve.
kallaku batha
Natyrisht një rol kryesor në këtë mes ka klubi i Teutës, me të cilin Kallaku është nën kontratë. Tirana insiston për blerjen e fantazistit, duke menduar ta ketë që për Kupat e Europës. Mirëpo, asgjë nuk është e lehtë. Të njëjtat burime i treguan dje gazetës se kërkesat për lojtarin e Kombëtares U-21 kanë qenë të shumta që në janar. Synimi i Kallakut dhe klubit durrsak është transferimi i lojtarit jashtë Shqipërisë.

OFERTAT
Përveç Tiranës, që është i vetmi klubi i madh shqiptar që këmbëngul për të blerë Kallakun, mesfushori me tipare sulmuese ka katër pista shumë të rëndësishme jashtë vendit. Mësohet se një klub kroat, një turk, një hungarez dhe një polak kanë shfaqur interesim konkret, duke bërë edhe ofertat përkatëse.
grezda
“Panorama Sport” zbulon se skuadra që duket një hap para të tjerëve për momentin është pikërisht NK Osijek në Kroaci, aty ku luan aktualisht mesfushori i Kombëtares, Eros Grezda. Klubi kroat ka patur vazhdimisht kontakte me përfaqësuesit e futbollistit dhe palët duken në rrugë të mbarë për të nisur një bashkëpunim pas përfundimit të këtij sezoni. Ky është momenti më i mirë për lojtarin me origjinë nga Fusha-Kruja që të bëjë hapin e madh në karrierë. Ai synon që me transferimin jashtë të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Edi Reja.
kallaku teuta kukesi
Gjatë këtij sezoni fantazisti është aktivizuar në 22 ndeshje në kampionat me fanellën e Teutës, duke qenë golashënuesi më i mirë i saj, me tetë gola. Ky është sezoni i tretë që Kallaku luan në Superiore, teksa fillimisht u afirmua te Laçi në vitin 2017. Si një kontingjent i ekipeve kombëtare, lojtari ka rënë shpejt në sytë e menaxherëve të huaj, por deri më tani as atë, por as klubin e Teutës, nuk e kanë bindur ofertat e bëra.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"