EKSKLUZIVE/ Tirana ka gati zyrtarizmin e Ndrecës dhe Bejtullait, bardhebluë presin edhe dy të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 22:05

EKSKLUZIVE/ Tirana ka gati zyrtarizmin e Ndrecës dhe Bejtullait, bardhebluë presin edhe dy të tjerë

Tirana nuk ndalet në merkato. Firmosi dy ditë më parë me Nunesh Kainën dhe Gentian Selmanin. Tani në lojë janë edhe disa lojtarë të tjerë që mund të afrohen te bardheblutë. Drejtuesit mendojnë të afrojnë lojtarë të Kombëtares pa skuadër apo legjionarë pa klub.

tirana

DOKA – Në këtë moment që flasim janë dy lojtarë në shënjestër, që mund të bashkohen me bardheblutë në verë. Bëhet fjalë për Albi Dokën që është pa skuadër, pasi Honvedi ra nga kategoria. Lojtari ka ende kontratë me skuadrën hungareze. Vetëm nëse prish marrëveshjen me Honvendin do të bashkohet me Tiranën. Bardheblutë po e kërkojnë me ngulm që ta kenë në ekip, ndërkohë që Doka ka deklaruar se do të jetë bardheblu nëse zgjidh çështjen me klubin aktual.

ARDIT KRYMI – Shkodrani është një dëshirë e vjetër dhe tjetër e Tiranës. Mesfushori ka luajtur shumë mirë vitet e fundit dhe bardheblutë e kanë shumë dëshirë që ta afrojnë. Ai do të ishte një siguri në mesfushë dhe një tjetër alternativë për Orges Shehin si në Europë dhe kampionatin e ardhshëm. Krymit i mbaron kontrata në fund të dhjetorit dhe më pas është lojtar i lirë. Shkodrani luan në Bjellorusi, me Soligorskin, por skuadra e shqiptarit ka pasur probleme. Gjithsesi, në mes ka edhe një problem tjetër që duhet të zgjidhet mes Tiranës dhe menaxherëve të lojtarit. Lojtari ka 15 ndeshje dhe 1162 minuta lojë. Dyshja nëse afrohet blindon skuadrën bardheblu.

BEJTULLAI – Bardheblutë janë pranë nënshkrimit me kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, Egzon Bejtullai. Mësohet se palët kanë rënë dakord. Për shërbimet e tij është interesuar dhe Partizani, por ai ka zgjedhur Tiranën. Dinamoja ka tentuar ta marrë, por lojtari e ka refuzuar skuadrën blu. Ai pritet të transferohet si lojtar i lirë.

TË TJERËT – Për sa u përket lojtarëve të tjerë, pritet zyrtarizimi i rinovimeve të Aleksit, Hilës, ndërsa për Gurishtën dhe Ndrecën është çështje parash në mes. Të dy lojtarët kanë lënë çdo gjë në ajër. Për t’u parë situata e Atandës. Skuadra bardheblu u ka bërë një ofertë lojtarëve qendrorë Milosh Stojanoviç të Kastriotit dhe Ardit Iljazit të Erzenit. Dëshiron shumë Aleksandër Trumçin, ndërsa opsion është edhe Viktor Velkovski i Laçit që ka dalë lojtar i lirë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"