EKSKLUZIVE/ Tirana humb pjesët, futbollisti 21-vjeçar izolohet para Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:49

EKSKLUZIVE/ Tirana humb pjesët, futbollisti 21-vjeçar izolohet para Vllaznisë

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën me Vllazninë. Edhe pse ishte planifikuar të luante me 21-vjeçarët, Riçard Danso prej dy ditësh është me temperaturë.

Danso

Nëse edhe sot paradite ka temperaturë do të kryejë tamponin dhe më pas do të vendoset nëse do të stërvitet apo jo me skuadrën. Gjithsesi, edhe nëse ganezi kthehet sot në stërvitje nuk do të planifikohet për sfidën me Vllazninë. Nga ana tjetër grupi është i plotë.

Ekipi iu kthye formacionit me katër mbrojtës. Shehi nuk e tregoi formacionin, ndërsa me shumë mundësi do të ketë surpriza me ndonjë prej senatorëve jashtë 11-shes.

Për t’u parë cili do të luajë nga minuta e parë në mbrojtje me Çelhakën që do të bëjë qendërmbrojtësin, së bashku me Vangjelin. Në lojë janë edhe Toshevski e Behiratçe. Pjesa tjetër e skuadrëszor se ndryshon me Torasën titullar dhe dyshen Seferi-Vairinen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"