EKSKLUZIVE/ Tirana heq dorë nga afrikanët, mund në gjyq “xholin” e sezonit të titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 13:50

EKSKLUZIVE/ Tirana heq dorë nga afrikanët, mund në gjyq “xholin” e sezonit të titullit

Tirana e mbyll njëherë e mirë me afrikanët. Klubi vijon me largimet, teksa së fundmi nga bardheblutë është larguar mesfushori Isak Giamfi.

GIAMFI

Kryeqytetasit dhe 21-vjeçari kanë ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale teksa aventura e tij në Tiranë ka zgjatur për një vit e gjysmë.

Lajmin e “divorcit” mes Tiranës dhe Giamfit e ka bërë vetë publik klubi bardheblu me anë të një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

“Klubi i futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Isak Giamfi. Mesfushori i cili iu bashkua ekipit në gusht të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit”, thuhej në njoftim.

Mësohet se Giamfi thoshte që ishte i dëmtuar, por ishte mbipeshë dhe gjatë këtyre javëve i kishte hapur shumë punë Tiranës.

Kujtojmë se mesfushori u duk në Shqipëri vetëm në fund të nëntorit.

Kobina

KOBINA – Tirana ka pasur një problem të vogël me Uinful Kobinën. Menaxherët e lojtarit kanë pretenduar për 40 mijë euro, por në fund u ka dalë huq.

Është Kobina që u detyrohet bardhebluve 20 mijë euro, meqenëse anësori prishi kontratën dhe firmosi në Egjipt.

Gjithsesi, ganezi më pas është tërhequr nga pretendimet për palën bardheblu.

Danso

DANSO – Sulmuesi dhe klubi bardheblu ndërprenë në mënyrë konsensuale kontratën e tyre. Të mërkurën u publikualajmi se ganezi për shkak të sjelljes jokorrekte duke thyer rregullat në klub, ishte dënuar nga Tirana duke e dërguar për t’u stërvitur tek U-21.

KURRË MË – Tirana me shumë mundësi nuk do të marrë më lojtarë afrikanë. Dyshja Danso-Giamfi ishin të fundit.

Drejtuesit e klubit janë bindur se gjërat me lojtarët e kontinentit afrikan nuk shkojnë dhe kanë mbyllur për këta lojtarë, nëse më parë nuk kanë luajtur në Shqipëri.

Një ndryshim filozofie për bardheblutë që sa herë kanë marrë lojtarë të njohur, kanë goditur në shenjë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"