EKSKLUZIVE/ Tirana godet në merkato, merr një mesfushor dhe përgatit ofertën për kapitenin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 25, 2020 | 23:45


EKSKLUZIVE/ Tirana godet në merkato, merr një mesfushor dhe përgatit ofertën për kapitenin e Skënderbeut

Tirana dhe Lancinet Sidibe arrijnë mar rëveshje për bashkëpunim në pjesën e mbetur të sezonit. Janë burime të “Panorama Sport”, që konfirmojnë se klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me Besëlidhjen dhe skuadra lezhjane do ta japë borxh te bardheblutë kundrejt një pagese futbollistin nga Guinea.lancinet sidibe

Lojtari do të jetë ndoshta që sot në stërvitje me kryeqytetasit, ndërkohë që Tirana ia doli të mundë konkurrencën e Skënderbeut dhe Teutës që donin futbollistin. Lojtari ka kohë që nuk aktivizohet, pasi për probleme të tij nuk ka luajtur me Besëlidhjen. Dy sezonet e fundit, veç lezhjanëve, futbollisti është aktivizuar edhe me Teutën e Flamurtarin në Superiore.

Lojtari ka gjashtë muaj që nuk luan. Sezonin e shkuar 23-vjeçari ishte pjesë e Teutës, me të cilën zbriti në fushë në 33 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar një asist. Përveçse me Besëlidhjen në Kategorinë e Parë, mesfushori ka qenë edhe pjesë e Flamurtarit në sezonin 2017-2018, edhe në atë rast duke gjetur një herë golin. Sidibe është konsideruar një futbollist me të dhëna mjaft interesante, sidomos falë shtatlartësisë së tij 1.89 m. Lojtari vjen në formë huazimi dhe do të jetë një nga alternativat e shumta të mesfushës bardheblu.bruno dita

Bruno Dita është një dëshirë e Tiranës, nëse lojtari del futbollist i lirë. Burime zyrtare pranë klubit bardheblu bënë dje me dije se lojtari pëlqehet shumë nga stafi dhe nëse ai del i lirë, mund të ndodhë që presidenca do t’i bëjë ofertë. Sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, futbollisti shihet si një investim i madh, i cili mund të mbyllë disa boshllëqe në skuadër, duke ditur që Dita luan në disa pozicione.

Presidenti Refik Halili do t’i bëjë një ofertë Ardian Takajt për lojtarin që ta marrë te Tirana. Akoma nuk ka asgjë konkrete. Kujtojmë se Bruno Dita ka paditur zyrtarisht klubin e Skënderbeut në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Tashmë lajmi konfirmohet për gazetën nga FSHF-ja, ndërsa vlen të theksohet se është vendosur edhe data kur palët do të ballafaqohen dhe DHZK do të marrë një vendim.

Lojtari dhe klubi i Skënderbeut janë njoftuar se më 28 janar do të zhvillohet gjyqi në ambientet e FSHF-së. Dita ka mbajtur në muajt e fundit edhe shiritin e kapitenit të Skënderbeut, ndërsa, me sa duket, nuk ka gjetur një zgjidhje nga klubi për të ardhmen. bruno dita

Pasi ka kërkuar të shpallet lojtar i lirë, mësohet se ai ka hasur në rezistencën e drejtuesve, të cilët kanë qenë të bindur për të mos i dhënë letrat. Në këto kushte, Dita ka kërkuar pagat e prapambetura nga klubi korçar.

Por, duke e parë situatën, futbollisti ka depozituar në FSHF ankesën, duke bërë edhe pagesën prej 1 milion lekësh të vjetër për të hapur çështjen në DHZK. Rregullorja e thotë qartë: “Në rastet kur një klub nuk i paguan një lojtari të paktën dy muaj pagesë në afatin e caktuar, lojtari konsiderohet të ketë një shkak të ligjshëm për të ndërprerë kontratën, me kusht që të ketë njoftuar me shkrim klubin debitor dhe të ketë dhënë një afat prej të paktën 15 ditësh që klubi të përmbushë detyrimet financiare”.

OLSI AVDIAJ




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com