EKSKLUZIVE/ Tirana gjeti akordin me CSKA-në e Sofjes për një sulmues, bllokimi nga FIFA mban “peng” huazimin (emri)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 11:00

EKSKLUZIVE/ Tirana gjeti akordin me CSKA-në e Sofjes për një sulmues, bllokimi nga FIFA mban “peng” huazimin (emri)

Ahmed Ahmedov është sulmuesi që mund të firmoste dje me Tiranën, por gjithçka u sfumua pas lajmit për bllokimin e merkatos. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit kanë qenë në bisedime të avancuara me klubin e CSKA-së së Sofies për huazimin e sulmuesit Ahmedov. Lojtari ka luajtur në 11 takime këtë sezon me CSKA-në, por vetëm në kampionat, duke shënuar një gol. Mes kampionatit, Kupës dhe Europës, Ahmedov ka luajtur 18 ndeshje, duke shënuar 4 gola në 421 minuta. Ai është një qendërsulmues tipik dhe shtatlartë. Nuk ka shënuar shumë, por ka premisa të mëdha.
ahmedov
Lojtari në dy sezone te bardheblutë është parë gjithmonë si zëvendësues dhe për këtë qëllim, klubi kërkon ta çojë që lojtari të zhvillohet edhe më shumë. Marrëveshja do të ishte në formë borxhi, por për momentin situata është bllokuar, pasi FIFA u ka bllokuar marrëveshjen bardhebluve. Këtë transferim e kanë konfirmuar edhe burime në klubin bullgar. Pista e kampionatit bullgar nuk mbaron te Tirana, pasi edhe te Lokomotiva e Plovdivit ka disa lojtarë që i interesojnë Tiranës. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse do të zgjidhje konkrete nga ky kampionat. Fakt është që Tirana po kërkon me ngulm qendërsulmues, duke bërë të pamundurën për të pasur në ekip një lojtar që mund të shtyjë topin në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"