EKSKLUZIVE/ Tifozët gjirokastritë godasin makinën e gjyqtarëve, shpëtojnë arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 23:18

EKSKLUZIVE/ Tifozët gjirokastritë godasin makinën e gjyqtarëve, shpëtojnë arbitrat

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Luftëtari – Teuta, e cila u mbyll me fitoren e miqve 2-3, por edhe me shumë kontestime nga ana e vendasve për gjykimin, një incident ka ndodhur teksa gjyqtarët po largoheshin nga ambientet e stadiumit.

Luftetari3

“Panorama Sport” mëson se kanë qenë një grup i vogël tifozësh gjirokastritë, të cilët i janë afruar makinës së gjyqtarëve, dhe e kanë goditur me disa mjete të lehta, duke i thyer kështu xhamat dhe dritat e makinës, e duke shkaktuar dëme të tjera materiale. Policia e ka pasur të vështirë të ndërhyjë, por gjyqtari kryesor Blerim Ziri dhe dy asistentët e tij kanë shpëtuar pa dëmtime.

Më pas, grupi i tifozëve është larguar nga stadiumi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"