EKSKLUZIVE/ Teuta vendos për trajnerin e ri, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 15:23

EKSKLUZIVE/ Teuta vendos për trajnerin e ri, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”

Edi Martini është trajneri i ri i Teutës. Ndodhi ajo që kishte paralajmëruar “Panorama Sport” në numrin e sotëm të gazetës.edi martini

Tashmë lajmi gjen konfirmimin e vetë presidentit të klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu. “Po, Martini do të jetë trajneri i ri i Teutës”, ka konfirmuar numri një i Teutës.

Nesër shkodrani do të zhvillojë stërvitjen e parë, teksa do të debutojë në pankinën durrsake të mërkurën kur Teuta pret Partizanin në “Niko Dovana”. Për Martinin është rikthim në Durrës, pasi ka drejtuar Teutën edhe në sezonin 2010-2011.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"