EKSKLUZIVE/ Teuta vazhdon me skarcime, largohet edhe një shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 15:55

EKSKLUZIVE/ Teuta vazhdon me skarcime, largohet edhe një shkodran

Uendi Vecaj ka prishur kontratën me Teuten, dhe tashmë është një lojtar i lirë për të zgjedhur një ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.

uendi vecaj teuta

“Panorama Sport” mëson se 22-vjeçari nuk pranoi të luante deri në fund të sezonit me “Djemtë e detit” duke vendosur të ndërrojë ekip.

Vecaj luante prej 2 sezonesh me Teutën, dhe këtë sezon kishte shumë pak hapësira, ku ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Djemtë e detit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"