EKSKLUZIVE/ Teuta prezanton nesër trajnerin e ri, një rikthim i bujshëm në stolin e durrsakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2022 | 21:58

EKSKLUZIVE/ Teuta prezanton nesër trajnerin e ri, një rikthim i bujshëm në stolin e durrsakëve

Klubi i Teutës nuk ka vonuar që të zgjedhë trajnerin e ri për vijimin e këtij seozni. Vetëm një ditë pas shkarkimit të Renato Arapit nga stoli i bregdetarëve, klubi ka mbyllur gjithçka me teknikun i cili do të drejtojë në vijim skuadrën që aktualisht noton në zonën e turbullt të klasifikimit.

Shkembi-Teuta

“Panorama Sport” ka mësuar se emri i përzgjedhur është ai i Bledi Shkembit, i cili do të rikthehet kështu në pankinën e kësaj skuadre pas tre vitesh. Trajneri korçar kishte drejtuar ekipin në sezonin 2018-2019, dhe më pas në fillimin e atij 2019-2020. Por për shkak se rezultatet nuk ishin të pritshmet deri në ato momente, ai u largua nga drejtimi i durrsakëve në dhjetor, duke i lënë vendin Edi Martinit.

Teuta sot është drejtuar në stërvitje nga dyshja e zëvendëstrajnerve Hodo-Mile, ndërsa pritet që nesër të prezantojë trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e skuadrës e cila luan te premten ndeshjen hapëse të fundjavës me Kukësin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"