EKSKLUZIVE/ Teuta firmos me sulmuesin që nuk rinovoi me Vllazninë, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 17:10

EKSKLUZIVE/ Teuta firmos me sulmuesin që nuk rinovoi me Vllazninë, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”. Ish-futbollisti i Vllaznisë, Silvio Zogaj është zyrtarisht pjesë e Teutës së Durrësit. 23-vjeçari doli lojtarë i lirë pas përfundimit të kontratës me shkodranët teksa zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Edi Martinit, duke firmosur kontratë 3-vjeçare.

Zogaj

Me afrimin e Zogajt, reparti ofensiv i durrsakëve duket i kompletuar, së bashku me Krasniqin, Hebajn, Kapllanin. Kujtojmë që shkodran insistoi për të bindur sërish Zogajn që të qëndronte me kuqeblutë, duke qenë se edhe trajneri Tomas Brdariç kishte pëlqyer cilësitë e tij. Mirëpo, pavarësisht bisedimeve mes palëve, sulmuesi refuzoi rinovimin e kontratës për shkak se nuk e bindi oferta që i kishin bërë drejtuesit.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"