EKSKLUZIVE/ Teuta “blindon” sulmin, firmos me lojtarin shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 11:58

EKSKLUZIVE/ Teuta “blindon” sulmin, firmos me lojtarin shkodran

Rubin Hebaj është goditja e madhe e Teutës në merkaton e janarit. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin durrsak se sulmuesi shkodran sapo ka firmosur kontratën.


rubin hebajj

Hebaj ishte një kërkesë trajnerit Edi Martini për të përforcuar sulmin. Tashmë durrsakët janë të kompletuar në repartin ofensiv, teksa Idelino Kolibalit i bashkohet edhe Hebaj, i cili vjen pas aktivizimit në Ukrainë me Vorskla Polltavën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"