EKSKLUZIVE/ Teuta bën “pazar” te Luftëtari, firmos me sulmuesin për katër vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 13:48

EKSKLUZIVE/ Teuta bën “pazar” te Luftëtari, firmos me sulmuesin për katër vite

Teuta ka siguruar një tjetër sulmues për sezonin e ri. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë futbollistin e Luftëtarit Aldrit Oshafin.
aldrit-oshafi-470x264
“Panorama Sport” mëson se 20-vjeçari beratas ka firmosur për 4 vite me klubin durrsak.

Me transferimin e fundit, Oshafi bën hapin e parë të rëndësishëm të karrierës. Më parë, ai ka qenë pjesë e Tomorit dhe Besës.
117034268_10158634414419462_8359372192295321491_o

Më pas, klubi durrsak prezantoi Oshafin si blerjen e parë të këtij sezoni.

NJOFTIMI I TEUTËS

?|Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me Aldrit Oshafin. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Aldrit Oshafi , Djemtë e detit kan siguruar një tjetër sulmues për sezonin e ri. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë futbollistin e Luftëtarit Aldrit Oshafin.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"