EKSKLUZIVE/ Tërmeti në Kroaci, Uzuni: Tronditëse, filloi të binte edhe borë kur ishim jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 15:45

EKSKLUZIVE/ Tërmeti në Kroaci, Uzuni: Tronditëse, filloi të binte edhe borë kur ishim jashtë

“Zot mbaj dorën e na shpëto”. Është lutja që më së shumti e kanë bërë në Kroaci që pas mëngjesit të sotëm. Një tërmet afro 5.3 ballë ka lëkundur Kroacinë dhe ka sjellë dëme matieriale sidomos në Zagreb. Lojtarët shpiptarë që jetojnë atje, e kanë ndjerë shumë, por fatmirësisht pa asnjë pasojë.

uzuni4

“Ishte tërmet i fortë. Realisht u trembëm dhe dolëm menjëherë jashtë. Ishim në gjumë, por goditja qe e fortë dhe na zgjoi. Për siguri dhe reagim te atij momenti, dolëm menjëherë nga shtëpia. Në Zagreb ka dëme të shumta materiale. Shpresojmë të jetë me kaq. Pas situatës me Koronavirus, tani edhe tërmeti. Njerëzit qëndronin jashtë nga mëngjesi kur ra tërmeti deri në 10 apo 11.

Filloi të binte edhe dëborë dhe isbte situatë e vështirë të shihje fëmijë të frikësuar, jashtë me batanije ndërsa binte borë. Më sa parashikojnë sinoptikanët, do ketë reshje dëbore gjatë javës. Lutemi të ndalet me kaq. Të kthehet sa më shpejt një situatë normale e pa pasoja për njerëzit. Dua të shtoj edhe diçka. Në mëngjes, në kohën kur po qëndronim jashtë nga frika e tërmetit, më ka bërë shumë përshtypje veprimi i personave që kanë një furrë buke.

JKJKJK

Janë shqiptarë nga Kosova që punojnë aty. Kanë qëndruar në punë gjatë gjithë paradites vetëm për të dhënë mëngjes dhe ushqimet e konsumueshme për mëngjes për të gjitjë njerëzir që kishin mevojë. I dhuronin falas. Një gjest human që na shërben të gjithëve ai shembull se në përiudha të vështira, cilido që ka mundësi të bëjë mirë e të ndihmojë të tjerët””, deklaron për “Panorama Sport”, Uzuni.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"