EKSKLUZIVE/ Tërmet te “demat”, Partizani shkarkon trajnerin Mehmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 20:50

EKSKLUZIVE/ Tërmet te “demat”, Partizani shkarkon trajnerin Mehmeti

Partizani ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Dritan Mehmetin.

DRITAN MEHMETI 1

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin 42-vjeçar, përpara startit të sezonit.

Duket se rezultatet zhgënjyese në Kupat e Europës dhe paraqitja e dobët e skuadrës në miqësoret e fundit, kanë ndikuar te ky vendim, me “Demat” që nisin kështu punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"