EKSKLUZIVE/ “Tërmet” te Burreli, trajneri largohet pse barazoi me Lushnjën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 10:50

EKSKLUZIVE/ “Tërmet” te Burreli, trajneri largohet pse barazoi me Lushnjën…

Saimir Patushi nuk do të jetë më në krye të pankinës matjane. Vendimi mësohet se është marrë pas analizës së ndeshjes së fundit në shtëpi ku ekipi që drejtohej prej tij nuk arriti të marrë tri pikë në përballjen me Lushnjen.

Patushi-Saimir

Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht për gazetën nga vetë drejtori teknik, Klevis Gjoka i cili tha se rezultatet e katër ndeshjeve të fundit nuk kanë qenë të kënaqshme ç’ka ka kërkuar tërhqjen e tij nga pankina, kërkesë e cila është pranuar edhe nga vetë ish futbollisti i Burrelit i cili kishte marrë drejtimin e skuadrës që prej verës.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Patushit por ajo që dihet zyrtarisht është se ai nuk do ta drejtojë më në pjesën e mbetur të kampionatit, skuadrën matjane.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"