EKSKLUZIVE/ “Të ndërtuar për Superiore”, presidenti Pontreli “skanon” blutë: Dinamo ngjitet, ja plani për infrastrukturën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2020 | 15:50

EKSKLUZIVE/ “Të ndërtuar për Superiore”, presidenti Pontreli “skanon” blutë: Dinamo ngjitet, ja plani për infrastrukturën

Dinamo nuk njeh rivalë. Asnjë humb je në 8 ndeshje të luajtura tregon për supermacinë e bluve.

goli i dinamos

Kur në nisje të sezonit u “trumbetua” ndërtimi i një ekipi për elitën, pati edhe nga ata që dyshonin, por tani që flasin shifrat, në kryeqytet kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe pretendojnë ngjitjen. Fitorja përballë Korabit solli shkëputjen në renditje dhe kjo u jep luksin që të pushojnë të qetë dhe në ditët e para të janarit të fillojnë nga puna për pjesën tjetër të kampionatit.

Planet janë të mëdha dhe këtë e zbulon vetë Marko Pontreli, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”. Presidenti paralajmëron se do të ndërhyjnë në infrastrukturë, që të mos kenë pengesa kur të militojnë në mesin e më të mirëve.

Dinamo Pontreli

“Dinamo është ndërtuar për Kategorinë Superiore. Që në krye të herës ky ishte plani dhe pikësynimi ynë është i qartë. Por, që të arrijmë deri në finish, do të jetë një rrugë e gjatë. Kërkon shumë punë, ndaj duhet të jemi të përqendruar. Sa i përket infrastrukturës, po flisnim pikërisht tani për këtë çështje… Po presim disa situata, që të na krijojnë mundësinë për të vënë në zbatim projektin që kemi”, u shpreh fillimisht italiani i bluve.

ECURIA – Kreu i klubit e ndoqi nga afër edhe ndeshjen e fundit të fazës, e megjithatë nuk ka mbetur fort i kënaqur nga loja. Pikët sigurisht që vlejnë, por paraqitja nuk ka qenë e duhura. “E vërtetë, jemi ne kampionët për fazën e parë, por rëndësi ka që të kurorëzohemi në fund. Atëherë vlen, tani jemi vetëm në gjysmë të rrugës (qesh).

pONTRELI

Jam i kënaqur me rezultatin që morëm kundër Korabit, por jo me lojën. Kemi nevojë për pushim dhe më pas të rinisim punën me tjetër forcë dhe mentalitet. Në kompleks kjo fazë e parë ishte e suksesshme, por nuk duhet që ta ulim ritmin. Është koha për ta ruajtur këtë ecuri të mirë dhe të ecim përpara me këmbë në tokë”, përfundoi Pontreli.

ABDULLA DUSHKU  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"