EKSKLUZIVE/ “Të mbrojta gjyqtarët nga dajaku”, zbardhet debati i Idrizit me shefin e garave në FSHF (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 22:51

EKSKLUZIVE/ “Të mbrojta gjyqtarët nga dajaku”, zbardhet debati i Idrizit me shefin e garave në FSHF (E PLOTË)

Flamurtari fitoi ndaj Kukësit në një ndeshje shumë të luftuar, me tension, lojë të bukur e të ashpër, por para së gjithash shumë të paragjykuar për shkak të arbitrimit. Në fillim, klubi vlonjat nëpërmjet një deklarate për shtyp kundërshtoi që gjyqtari Ziri të arbitronte, e vetëm 30 minuta para ndeshjes krerët e FSHF-së prezantuan katërshen e re të arbitrave me në krye Olsi Sokolin, i cili është kontestuar gjatë gjithë ndeshjes nga drejtuesit e Kukësit dhe nga futbollistët e saj.

lysien nurishmi

Në fund, vlonjatët dolën të buzëqeshur nga ky takim e fill mbas ndeshjes ishte administratori Sinan Idrizi ai që kapet me shefin e Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi, i cili nuk e lejoi kreun e klubit vlonjat të jepte intervistë për mediat në brendësi të stadiumit të Kamzës, për shkak se atij nuk i lejohej. “Panorama Sport” zbardh ekskluzivisht debatin, i cili mbaroi shumë shpejt me mirëkuptimin e palëve.

45189832_271612916822772_4226006789994315776_n

– Gazetarët, Idrizit: Zoti Idrizi, a keni një koment për ndeshjen?

– Sinan Idrizi: Po! – Shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi: Të lutem, këtu nuk lejohet të flasësh. Kështu që mund të dilni jashtë.

-Idrizi: Ç’është kjo? E pse? – Nurishmi: Sepse ky vend këtu është pjesë e ndeshjes, ndaj nuk lejohet.

– Idrizi: Po herën e kaluar kur unë erdha deri këtu shpëtova ata arbitrat e tu që po i sulmonin? Po na thuaj, o vëlla ta dimë, na thuaj.

– Nurishmi: Kjo është pjesë e ndeshjes, ndaj nuk lejohet! Me këtë bisedë mbyllet diskutimi mes palëve dhe administratori Sinan Idrizi, i shoqëruar nga një prej bodigardëve të tij, del jashtë dhe komunikon me mediat. Por, edhe jashtë mbas pyetjeve të gazetarëve, një grup prej rreth 10-15 fëmijësh 12-13 vjeçarë brohorasin me të madhe Kukësi, Kukësi, duke mos e lënë kreun e klubit vlonjat që të jetë i qetë. Megjithatë, si tip sportiv, Idrizi u bashkohet thirrjeve të fëmijëve, duke brohoritur me zë më të ulët se ata dhe duke bërë batuta: “Kukësi, Kukësi”!

S.Sulozeqi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"