EKSKLUZIVE/ “Të lumtur që kemi Dajën trajner”, sulmuesi Solomon: Goli me Kukësin për nënën time që vdiq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 9:36

EKSKLUZIVE/ “Të lumtur që kemi Dajën trajner”, sulmuesi Solomon: Goli me Kukësin për nënën time që vdiq

Theofilus Solomon ka qenë ndër më të mirët për Partizanin ndaj Kukësit duke dhënë shenja shprese që mund të shikojmë një transformim pozitiv nga vjet. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” sulmuesi nuk e fshehu gëzimin për suksesin dhe vlerësoi trajnerin Daja, i cili i ka bërë të gjithë të lumtur. Ai pohoi se si një familje, Partizani do të luftojë deri në fund përmes sakrificave. Solomon golin që i shënoi Kukësit ia dedikon mamasë së tij, e cila u nda nga jeta para një viti.
GJK_5259-1170x650
Urime për golin dhe fitoren. Sa i gëzuar jeni për suksesin që arritët ndaj Kukësit?
Jam shumë i gëzuar për atë që arritëm në këtë ndeshje, por që tashmë i përket së shkuarës. Tani ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja e radhës që kemi përpara.

Pas humbjes me Kastriotit, sa i rëndësishëm ishte për Partizanin trepikëshi që morët në javën e dytë?
Sigurisht që është i rëndësishëm për ne. Ishte një ndeshje e vështirë, por të gjithë jemi të lumtur me trepikëshin që morëm në këtë javë. Trepikëshi nënkupton shumë për skuadrën tonë.
Ilir Daja
Si ndiheni këtë sezon te Partizani, ku dihet që trajneri që në fillim ka shfaqur besim te ju?
Unë mendoj se do të bëjmë një sezon të madh. Trajneri beson te të gjithë ne dhe për këtë arsye ai është këtu. Ne të gjithë jemi të lumtur që e kemi Dajën si trajnerin tonë.

Kujt ia dedikoni golin e parë që shënuat në kampionat?
Gjithmonë unë golat ia dedikoj mamasë sime, e cila është ndarë nga jeta në fund të dhjetorit të vitit të shkuar.

Keni ndonjë premtim se sa mund të shënoni këtë vit për Partizanin?
E gjitha që unë di është se dëshiroj të shënoj sa më shumë gola. Këtë nuk e kërkoj për veten, por për ekipin ku bëj pjesë.

Trajneri Daja kërkon që të gjithë të sakrifikoni në fazën mbrojtëse, siç bëtë edhe me Kukësin. Mund t’ia dilni përgjatë gjithë sezonit?
Mendoj se po. Nëse ne mendojmë e veprojmë si sot (dje) ndaj Kukësit, pa dyshim që do të arrijmë më shumë sesa realizuam në këtë ndeshje.

Pa merkato, si e shikoni skuadrën e këtij sezoni?
Ne jemi Partizani, jemi si një familje. Me mundësitë që kemi do të luftojmë të gjithë së bashku deri në ndeshjen e fundit të sezonit.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"