EKSKLUZIVE/ Tatimet kontroll në FSHF, zbulohet kërkesa e Erjon Braçes për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 12:19

EKSKLUZIVE/ Tatimet kontroll në FSHF, zbulohet kërkesa e Erjon Braçes për…

Erjon Braçe i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që ta informojë atë në cilësinë e deputetit të Shqipërisë për:  Listën e të punësuarve dhe të kontraktuarve nga FSHF prej vitit 2010 deri në janar të 2018-ës.
– Tatim në burim për të ardhurat nga paga, shpërblimet, bonuset për secilin nga viti 2010 deri në janar të vitit 2018.
faksimile

Nuk dihet nëse kërkesa e Braçes për informacion, sipas të drejtës që i jep ligji, ka lidhje me kërkesën që ka mbërritur nga kuvendi për kontroll tatimor në FSHF, por e sigurt është se Federata Shqiptare e Futbollit e ka referuar edhe këtë në FIFA dhe UEFA. Burime zyrtare nga federata bëjnë me dije se një kopje e kësaj shkrese, që mban firmën e deputetit Erjon Braçe, është çuar pak javë më parë në FIFA dhe UEFA si një dokument ku, sipas pretendimeve të FSHF-së, bëhet fjalë për sulm nga qeveria dhe nga maxhoranca.
faksimile 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"