EKSKLUZIVE/ Tatimet bllokojnë asetet e Tiranës, skuadra kampione në lojë për të marrë licencën për pjesëmarrjen në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2023 | 13:53

EKSKLUZIVE/ Tatimet bllokojnë asetet e Tiranës, skuadra kampione në lojë për të marrë licencën për pjesëmarrjen në Europë

Drejtoria e Tatimpa guesve të Mëdhenj ka vendosur masën e sigurimit tatimor mbi pasuritë e KF Tiranës. Është ky njoftimi më i fundit i dalë nga zyrat tatimore që zbulohet nga “Panorama Sport”.

tirana

Këta të fundit, në datën 2 mars 2023 kanë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit vendimin për bardheblutë kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit tatimor, ardhur nga Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të papaguara.

Rajoni Qendror ku është kërkuar vendosja e masës së sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit KF Tirana”, duke moslejuar tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti.

Kjo do të thotë se për momentin nuk do të ketë asnjë lëvizje asetesh. Mesa është marrë vesh bëhet fjalë për bllokimin e aksioneve apo aseteve të tjera.

Gjithsesi, një vendim i tillë nuk është alarmant, pasi bëhet fjalë për mospagim detyrimesh tatimore, që çdo tatimpagues mund t’i shlyejë edhe duke bërë një marrëveshje me organin tatimor.

Kjo është një praktikë e zakonshme e organeve tatimore, derisa të vjelin të gjitha detyrimet e prapambetura që KF Tirana ka ndaj shtetit. Në fakt, bardheblutë duhet të shpejtojnë që të mbyllin problemet.

tatimet

LICENCIMET – Të gjitha skuadrat e Superiores pritet që deri 31 mars 2023 duhet të marrin licencimin në Europë. Bardheblutë duhet të zgjidhin çdo problem që të jenë të lirë të luajnë në Europë ndeshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë që çdo skuadër duhet të jetë e pastër për sa i përket llogarive dhe çdo kërkese tjetër si ekonomike, por edhe infrastrukturore, që klubet të kenë mundësi të marrin pjesë në ndeshjet europiane. Bardheblutë gjithmonë janë licencuar në Europë dhe sfidat ndërkombëtare i kanë burim të ardhurash.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"