EKSKLUZIVE/ Tani kufizohet edhe seksi, zbulohen 11 rregullat e çuditshme te Flamurtari (E PLOTË)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 22:45

FB Flamurtari Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit

EKSKLUZIVE/ Tani kufizohet edhe seksi, zbulohen 11 rregullat e çuditshme te Flamurtari (E PLOTË)

Rregulla të ashpra dhe befasuese te Fl amurtari. “Panorama Sport” ka zbuluar rregulloren me 11 pika të vendosur nga trajneri i ri, Marcelo Troisi. Shumë interesante për hir të së vërtetës… Njëra prej tyre sanksionon se nuk do të ketë takime me partneret (gratë, të dashurat dhe të fejuarat) gjatë ditëve të stërvitjes intensive. Një mënyrë e rafinuar për t’u kufizuar seksin futbollistëve, ndonëse jo fort e specifikuar në rregullat e Troisit.

Flamurtari2

RREGULLAT 

Te Flamurtari gjatë grumbullimit ka rregulla të forta në çdo ditë të zakonshme të këtij grumbullimi. Në orën 7:00 të mëngjesit, lojtarët duhet të zgjohen nga gjumi. Në orën 7:30, duhet që t’i drejtohen restorantit për të ngrënë mëngjesin. Më pas të gjithë bashkë mblidhen në hollin e hotelit për t’u nisur rreth orës 9:00 për seancën e parë stërvitore sipas programit, ose në palestër, ose në stadium. Nëse ka ditë që paraditja mund të jetë pushim, trajneri Troisi i thërret lojtarët në hollin e stadiumit, ose diskutojnë bashkë rreth përgatitjes,  duke bërë ndonjë analizë të shkurtër, ose konsumojnë ndonjë kafe.

ddddd (1)

Në orën 13:00 është orari i drekës. Më pas pushim absolut në dhomë, derisa shkon orari i stërvitjes së pasdites. Darka konsumohet në orën 19:00. Por këto rregulla strikte kanë sjellë edhe reagimin e lojtarëve, të cilët bëjnë edhe batuta, ku vlonjati Ardit Hoxhaj, në një postim në “Instagram”, teksa ishte ngritur për të ngrënë mëngjes shkruan. “Kur të ngrenë në 7:30, të hash mëngjes me zor”.

TË NDALUARA – Janë disa gjëra që futbollistët nuk duhet t’i bëjnë. Trajneri Troisi nuk ka dashur të zbulojë shumë nga ekipi që ka në dispozicion dhe i ka porositur lojtarët që në mënyrë kategorike të mos postojnë foto në rrjetet sociale kur janë në hotel dhe të gjithë bashkë. E në këto kushte, lojtarët e kanë zbatuar me rigorozitet këtë porosi, ndërsa ata që nuk kanë duruar dot kanë postuar, por thjesht në ambiente të mbyllura si në ashensor, apo edhe në ndonjë mjedis tjetër. Të ndaluara janë edhe daljet nga hoteli pa leje. Lojtarët duhet të thonë kur të dalin. Ata duhet të bëjnë ndonjë xhiro të shkurtër në zonën e “Skelës”, ku gjendet hoteli, nuk duhet të largohen shumë.

Marcelotroisi

Po ashtu mund të ulen edhe në ndonjë bar aty afër për ndonjë kafe, por duhet ta konsumojnë si italianët, sa më shpejt. Nuk duhet të shkojnë pranë familjeve, ata që kanë familjet në Vlorë. Ata që janë të fejuar, nuk duhet të takojnë bashkëshortet, apo të dashurat. Duhet bërë kujdes i madh me ushqimin.

 

Nuk duhet të hanë jashtë ambienteve të restorantit të hotelit, pasi këtu konsumimi i gjithçkaje bëhet, sipas porosive të mjekut të ekipit. Nuk duhet që të harxhojnë energji të tepërta, por kohën e lirë ta kalojnë në hotel, duke u qetësuar në dhomën e tyre, pse jo të lexojnë ndonjë libër, apo të shikojnë ndonjë gjë të dobishme në internet, vetëm që të ketë lidhje me futbollin.

PANORAMASPORT.AL – PANORAMASPORT.AL
 
 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com