EKSKLUZIVE/ Takimi me presidentin Demi, lëvizjet nisën para Europës. Ja prapaskenat e shkarkimit rekord të Mehmetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 8:08

EKSKLUZIVE/ Takimi me presidentin Demi, lëvizjet nisën para Europës. Ja prapaskenat e shkarkimit rekord të Mehmetit

Ditën e djeshme Partiza ni njoftoi shkarkimin e Dritan Mehmetit nga stoli i ekipit. Gjithçka ndodhi gjatë paradites pas një takimi kokë më kokë të ish-trajnerit dhe presidentit Demi. Pas miqësores së humbur me Bylisin, drejtuesit e lartë të klubit u mblodhën për të vendosur përfundimisht për trajnerin dhe dje u mor edhe vendimi final i largimit të Mehmetit dhe kërkimit të një strategu më me eksperiencë.

MEHMETI 1

REKORDI – Është thuajse e pamundur ta vërtetojmë, për shkak se do të duhej një kërkim i thelluar, por shkarkimi i Mehmetit mund të jetë padyshim një rekord më vete. Vështirë që një trajner profesionist i niveleve të larta të një vendi të jetë shkarkuar pas një humbjeje në miqësore.

Për dikë që është tërësisht jashtë kësaj gjëje, situata të krijon përshtypjen se Mehmeti u shkarkua për shkak të disfatës zhgënjyese ndaj Bylisit në miqësore, por nuk është aspak kështu.

BESIMI – “Panorama Sport” ka arritur të mësojë se dyshimet për stolin e Mehmetit kanë nisur që para ndeshjeve me Saburtalon. Madje edhe kërkimet për trajnerin e ri kanë filluar në këtë kohë.

Dritan Mehmeti e mori drejtimin e Partizanit në datën 3 janar dhe u shkarkua vetëm dje duke qëndruar 218 ditë në krye të stolit.

Kur ai u emërua trajner, “demat” renditeshin në vendin e pestë, tri pikë më pak se vendi i tetë dhe nëntë pikë larg vendit të tretë, që të kualifikonte në Europë.

Trajneri, i ndihmuar edhe nga blerjet e janarit, arriti ta rendisë ekipin në vendin e tretë dhe të sigurojë Europën. Megjithatë, Mehmeti në asnjë moment nuk mori besim të plotë nga ana e klubit.

Vazhdimisht kishte prova të njëpasnjëshme që nëse arriheshin, do ta konfirmonin trajnerin në stol dhe do t’i bënin drejtuesit t’i besonin një plan afatgjatë. Kjo nuk ndodhi kurrë. Fillimisht ishte kualifikimi në Europë.

Ky qëllim u arrit, por edhe pas kësaj stoli vijoi të vihej në dyshim. Kishte emra të ndryshëm që qarkullonin, të cilët klubi nuk i mohonte.

Më pas erdhi Europa, prova e radhës për Mehmetin dhe eliminimi ishte një shtysë më shumë për largimin.

PËRPLASJA – Gjithashtu, një raport i vështirë për sa u përket zgjedhjeve dhe vendimeve të merkatos mes drejtorit Marini dhe Mehmetit ka qenë gjithashtu një nga shkaqet e të dalë nga “trendi” që ka krijuarnë këto vite dhe në krye tëskuadrës pritet të vendoset një trajner italian sjelljes së situatës te largimi i trajnerit.

Da Silva, Solovej dhe lojtari ukrainas ishin burimi i disa nga mosmarrëveshjet mes dy palëve, me tensionin që rritej vazhdimisht edhe për shkak se klubi nuk po finalizonte dot operacionet për të sjellë lojtarët që stafi teknik kërkonte.

Përtej gjithçkaje, fakt është se shkarkimi i Mehmetit nuk ishte një rrufe në qiell blu, por një rrjedhë e shumë zhvillimeve që kishin nisur prej kohësh. 42-vjeçari u pa gjithmonë si një trajner tranzitor dhe nuk mundi t’ua ndryshojë mendimin drejtuesve.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"