EKSKLUZIVE/ Takaj: Jemi në dorë të koronavirusit, lojtarët e Skënderbeut dhe Bregu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 0:19

EKSKLUZIVE/ Takaj: Jemi në dorë të koronavirusit, lojtarët e Skënderbeut dhe Bregu…

Koronavirusi ka pushtuar globin, duke u kthyer në pandemi. Në këto momente të vështira duket si një luks për të folur për futboll në Shqipëri. Megjithatë, protagonistët e këtij sporti popullor, të mësuar më tepër për të qëndruar në fushë apo shkallët e stadiumit, e përjetojnë ndoshta më shumë se kushdo këtë izolim të detyruar. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është nga ata që kërkon të zbatojë me rigorozitet çdo udhëzim të mjekëve. “Mirë jemi… Ashtu si të gjithë, edhe unë në karantinë”, thotë fillimisht Takaj në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”.

Takaj-696x464

Ndaj kreut të klubit korçar nuk mund të shmangeshin pyetjet rreth skuadrës, për më tepër në një vit ku Skënderbeu pret deri në qershor një përgjigje nga Gjykata Federale për dënimin. Takaj komenton edhe situatën e Dejvi Bregut, që u përfol për një transferim të mundshëm te Hamabri në Suedi, por duket se gjithçka po shkon drejt sfumimit të kësaj piste.

Zoti Takaj, sa ndihet kjo situatë te ju dhe a i zbatoni këshillat pas përhapjes së virusit edhe në Shqipëri?

Normalisht që po. Rëndësi ka që jemi mirë. Edhe unë si gjithë të tjerët, zbatoj atë çfarë na këshillohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot UEFA mori disa vendime të rëndësishme, ku ndër të tjera kërkoi që deri më 30 qershor të ishin mbyllur të gjitha kampionatet në Europë. Çfarë prisni të ndodhë me Superioren?

Këtu nuk di njeri fare se çfarë do të ndodhi… As mjekët nuk japin afat se sa mund të zgjasë kjo situate. Nuk di çfarë të them, pasi çdo gjë është në ajër.

Nëse ekipet qëndojnë pushim për një kohë të gjatë, a do të kërkoni ndonjë ndihmë nga qeveria apo FSHF për rimbursimin e pagave të lojtarëve? 

Po nuk e di, sepse edhe shteti nuk është i qartë për vete. Kjo është tani në dorën e koronavirusit. Kur t’i mbushet mendja të iki si virus, atëherë edhe ne do të jemi më të qetë për shqyrtuar situatën.

A keni folur këto ditë me lojtarët dhe stafin…?

Skenderbeu goli

Të gjithë janë nëpër shtëpitë e tyre. Ne si klub nuk mund të thyejmë vendimet e qeverisë dhe FSHF-së.

Gjatë këtij muaji pritej edhe shitja e Dejvi Bregut. Po shkon drejt dështimit transferimi i tij…?

Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Me situatën e Bregut është marrë më tepër menaxheri, por që të jemi të sinqertë, në këtë moment e gjithë Europa është e bllokuar. Besoj se të gjitha planet do të shtyhen.

JORGIS MEMO

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"