EKSKLUZIVE/ Takaj: Bregu ikën në shkurt, ja kushti për Bruno Ditën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 12:50

EKSKLUZIVE/ Takaj: Bregu ikën në shkurt, ja kushti për Bruno Ditën

Pavarësisht se jemi në ditët e fundit të merkatos, hapësira e transferimeve në Korçë nuk ka përfunduar ende, madje duket se do të zgjasë përtej muajit janar. Kjo, për vetë faktin se në Korçë, në radhët e Skënderbeut po bëjnë pazar disa ekipe të kampionateve ku hapësira e transferimit përfundon në muajin mars. 

dejvi bregu

Bëhet fjalë për Dejvi Bregun, sulmuesin vlonjat, i cili duket se është duke luajtur ndeshjet e fundit me Skënderbeun. Burime të sigurta bëjnë me dije për gazetën se Bregu është shumë pranë largimit nga Skënderbeu në këtë merkato, por duket se gjithçka do të mbyllet në muajin shkurt. Të njëjtat burime treguan se interesimi i një klubi, që për momentin po mbahet në fshehtësi të plotë nga drejtuesit e Skënderbeut, ka sjellë në zyrat e bardhekuqve një ofertë zyrtare dhe palët janë në bisedime atje ku shumë shpejt pritet që të mbyllin gjithçka.

ardjan takaj

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, presidenti i Skënderbeut, nga Vjena ku ndodhej për një gëzim familjar, ka konfirmuar këtë tratativë, duke theksuar se bëhet fjalë për një transferim, i cili mund të mbyllet më vonë se mbyllja zyrtare e merkatos në Shqipëri, pra në muajin shkurt.

“Po, është e vërtetë që për Dejvi Bregun kemi marrë oferta të ndryshme gjatë kësaj periudhe, por e rëndësishme është se jemi në bisedime të avancuara me një klub të cilin për momentin ka shfaqur interes. Presim, sepse është një marrëveshje që mund të mbyllet edhe në shkurt, pasi ky klub vjen nga një vend ku merkatoja është ende e hapur”, theksoi fillimisht presidenti Takaj.

bruno dita

Në anën tjetër, numri një i pankinës korçare i pyetur për një largim të mundshëm edhe të Ditës, pas interesimit të Tiranës dhe Teutës shkurtimisht ka deklaruar: “Nëse ka ndonjë klub në Shqipëri që plotëson kërkesat e Skënderbeut për lojtarët e vet mund të vijë të marrë kë të dojë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"