EKSKLUZIVE/ Sulmuesi serb bëhet “dem i kuq”, akord me Partizanin për dy vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 20:12

EKSKLUZIVE/ Sulmuesi serb bëhet “dem i kuq”, akord me Partizanin për dy vite

Nëse deri para dy ditësh gjithçka ishte në kuadrin e negociatave, tashmë mund të themi se Milan Mirosavljev do të jetë pjesë e Partizanit. Sulmuesi, i cili prej javësh ishte në tratativa me të kuqtë, është bindur nga oferta dhe ka pranuar të vishet i kuq.

sp-mirosavljev

“Panorama Sport” mëson se Mirosavljev ka ardhur ditën e djeshme në Tiranë për të mbyllur transferimin e tij dhe do të firmosë kontratë për dy vite me Partizanin, teksa në klub pretendojnë që ai të shndërrohet në një pikë referimi në majën e sulmit.

26-vjeçari e ka nisur karrierën me ekipin e Hajduk Kula, teksa në 2013-ën u transferua te Dolina Padina.

Pas një viti atje, erdhi firma me Proletar Novi Sad, që është edhe klubi, ku ka arritur të bëjë më mirë.

Ai ka qëndruar në pesë sezone me Novi Sad dhe ka shënuar 46 gola. Së fundmi, ai ka luajtur në Lituani me Liepaja, ku shënoi 3 gola në 15 ndeshje.

Liepaja dhe Novi Sad janë ekipet e vetme, me të cilat Mirosavljev ka shënuar.

Me fanellën e Proleter Novi Sadit, sulmuesi ka shkruar në vitin 2018 historinë në Superligën e Serbisë, pasi shënoi golin e 7000-të në këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"